Tashmë, kanë kaluar një javë që kur gazeta “Bota sot”, publikoi emrin e të burgosurit dhe të akuzuarit për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në Zvicër, më 27 shtator 2002.
Kjo garantë u dërgua nga posta e lagjes Oerlikon të Zyrihut, ku qëndronte me zyre edhe Kadri Veseli, ish kreu i SHIK-ut, tash kryetar i PDK-së.
I burgosuri dhe akuzuari për terrorizëm është Jeton Lesi (Lleshi) me prejardhje nga Laborishti i Strugës së Maqedonisë. Deri të publikimi i lajmit nga gazeta “Bota sot”, erdhi pasi Gjykata Federale Zvicerane mori vendim që emri i të burgosurit dhe të akuzuarit për terrorizëm, Jeton Lesit, të mos mbetej sekret, ashtu siç kërkonte pala mbrojtëse e të akuzuarit.
I burgosuri dhe i akuzuari për terrorizëm, Jeton Lesi, është njeri i afërt me politikanë në Kosovë, konkretisht, me liderin e AAK-së, i nominuar nga PAN-i, për kryeministër Ramush Haradinaj dhe njerëzit e tij më të afërt dhe më të besueshëm, siç është Avdyl Mushkolaj, kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Mentor Mushkolaj, kryetar i degës së AAK-së në Zvicër, si dhe me një numër të madh të personaliteteve të AAK-së, pjesë e secilës parti është edhe i akuzuari për terrorizëm, Jeton Lesi (Lleshi).
Ekspertiza nga Policia Federale e Zvicrës: Shenja me mumër 1, ambalazhi i pakos së madhe në të cilën ishte e vendosur granata ruse. Me numër 2, pakoja e vogël ku ishte vendosur granata ruse( numër 3). Shenja me numrin 4 tregon një pjesë dërrase me një varëse e ngjitur në pjesën e sipërme të pakos e lidhur me siguresën e granatës (numër 5). Kujtojmë se nëse pakoja do të hapej nga pjesa e sipërme atëherë do të shpërthente dhe do të merrte jetën e 12 gazetarëve.
Gazeta “Bota sot”, posedon shumë fotografi, ku Lleshi shihet me Ramush Haradinajn, ku në njërën nga fotot, Haradinaj dhe Lesi shtrëngojnë duart, që ngjanë në atë sikur i japin besën për diçka njëri-tjetrit!
Përveç Haradinajt, i akuzuari për terrorizëm, për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, është i afërt edhe me këshilltarin e jashtëm të presidentit Hashim Thaçi, Bedri Islamin, ish-kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe i njohur si propagandist i afërt me strukturat e shërbimit sekret komunist të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga presidenca lidhur me lidhjet e këshilltarit të presidentit Thaçi, me të dyshuarin për terrorizëm, Jeton Lleshin.
Po ashtu, deri më tani, edhe pse “Bota sot”, kërkoi nga vetë Ramush Haradinaj, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që të sqarojë lidhjet e tyre, ata kanë zgjedhur të heshtin.
Granata e dorës ishte mbështetur për gazetë
Njeriu që po pretendon të marrë postin e kryeministrit, duket se me heshtjen e tij, pohon lidhjet që ka me të burgosurin e dyshuar për terrorizëm, Jeton Lesin.
Njëjtë sikur Haradinaj dhe AAK, kanë vepruar pothuajse shumica e medieve dhe partive në Kosovë. Madje, kanë heshtur edhe organet që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shprehjes.
Në përjashtim, dy apo tri mediave, në Kosovë asnjë media nuk pati guximin që të raportojë në lidhje me të burgosurin e dyshuar për terrorizëm për dërgimin e granatës rusë në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në Zvicër në vitin 2002.
Pako brenda pakos, në të cilën ndodhej granata ruse. Në foto është e shpjeguar me detaje se si ka mundur të shpërthej granata ruse, nëse do të hapej nga pjesa e sipërme.
Një javë nga publikimi i lajmit, organi kryesor në Kosovë që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe lirisë së shprehjes, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për çudi, nuk e ka thënë asnjë fjalë për zbulimin e këtij akti makabër ndaj një mediumi.
Njëjtë ka vepruar edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, duke zgjedhur heshtjen përballë këtij lajmi të rëndësishëm, për të cilin kanë raportuar mediat me serioze në shtetin Zviceran, duke qenë edhe top lajm në ballinat e tyre kryesore.
E çuditshme është edhe mos reagimi i asnjë partie politike në Kosovë, e sidomos asaj të LDK-së, kur dihet që “Bota sot”, vazhdimisht ka mbrojtur politiken institucionale të Presidentit historik, dhe liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova.
Paketa e vogël ku ishte e vendosur granata ishte e ngjitur për paketën e madhe; Mbi granatën ruse ishte e vendosur një gazetë e palosur
Shumë e çuditshme është që, LDK në vend se të reagojë, ajo shprehet e gatshme që të hyjë në një koalicion me AAK-në, anëtarët e së cilës parti arrestohen dhe burgosën si të dyshuar për të terrorizëm, e lideri Ramush Haradinaj është njeri i afërt më të dyshuarin për terrorizëm?!
Gazeta “Bota sot”, lidhur me heshtjen e AAK-së, shumicës së mediave në Kosovë, organeve që merren për mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së shprehjes në Kosovës, si dhe gatishmërinë e LDK-së për të hyrë në koalicion me AAK-në, ka biseduar me Idriz Zeqirajn, njëri ndër publicistët më të njohur shqiptarë, dhe me Nexhat Hazirin, analist dhe ish gazetar.
Shteti i kapur nga SHIK-u, PDK-ja dhe AAK-ja, kanë lindur nga e njëjta mitër e përgjakur
Publicisti i njohur, Idriz Zeqiraj, për gazetën “Bota sot”, thekson se terroristi Jeton Lleshi, i arrestuar në Zvicër, për dërgimin e granatës ruse, në redaksinë e “Bota sot”, në vitin 2002, njeri shumë i afërt me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, vazhdon të hetohet nga Prokuroria e shtetit helvetik.
Sipas Zeqirajt, heshtja e zbulimit të këtij krimi është e turpshme, e që është edhe një dëshmi që shteti i Kosovës është kapur, madje, i tëri, nga SHIK-u, i cili ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë.
Brenda pakos së madhe, mbi pakon e vogël ku ishte granata, ishte e vendosur një shishe me verë
“Për habi, me përjashtim të kombëtares “Bota sot”, mediat e tjera të Kosovës e kanë heshtur rastin! Heshtja për krimin terrorist, të bërë karshi një medie, gazetarët e së cilës janë anëtarë të së njëjtës Shoqatë të gazetarëve të Kosovës, është skandaloze, e turpshme. Kjo dëshmon se shteti i Kosovës është kapur, madje, i tëri, nga SHIK-u, i cili ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë, duke e asfiksuar atë. Kjo heshtje është e shpjegueshme, për faktin, se ky është një akt terrorist i pastër, i projektuar nga Organizata super-kriminale SHIK. Partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja, kanë lindur nga e njëjta mitër e përgjakur. Një bandë e madhe kriminelësh, e ndarë në dysh, duke marrë emërtesa të veçanta”, thekson Zerqiraj.
Zeqiraj shprehet se akti terrorist është vepër e SHIK-ut, kësaj radhe, degëzim që i përket bandës të AAK-së, me autorë miq të ngushtë të Ramush Haradinajt.
“”Shqiponjat e zeza” është një degëzim, po kaq kriminal i SHIK-ut. I krijuar nga Sigurimi Shqiptar, Serbia, me bërthamë veglën e tyre të hershme, LPK-në, grupin kundërshtar të Jusuf Gërvallës, Hero i Kosovës, qysh në gjallje të tij, SHIK-un e instruktoi SHISH-i i Fatos Klosit në Shqipëri dhe disa grupe të tij edhe Sigurimi francez, në Francë, me ndërmjetësimin e Hashim Thaçit, agjent i tyre, i kontrabanduar nga Serbia. Ndonëse akti terrorist është vepër e SHIK-ut, kësaj radhe, degëzim që i përket bandës të AAK-së, madje, me autorë miq të ngushtë të Ramush Haradinaj, aleanca e bandës të madhe, me treshen eprore: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur heshtjen totale, përfshi këtu edhe mediet, që, kinse, u përkasin subjekteve të tjera dhe, gjoja, proklamohen si të pavarura”, thotë Zeqiraj.
Granata ishte e lidhur me tel, dhe një siguresë, në formë unaze, e cila nëse do të tërhiqej do të qonte deri te shpërthimi i saj; Detajet se si granata ishte e lidhur me tel
Sipas tij, SHIK-u ka penetruar edhe në Shqipëri, pasi edhe shtypi i atjeshëm ka zgjedhur heshtjen kundrejt publikimit të këtij lajmi për arrestimin dhe burgosjen e të dyshuarit për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në Zvicër ne vitin 2002.
“Lakejt e SHIK-ut, madje, nga e majta dhe e djathta, e bënë namin për ndalesën e Ramushit në Francë, edhe pse gjithçka ishte përgatitur nga Hashimi, Serbia dhe Franca, me synim për ta bërë të dëgjueshëm “gjeneralin”! Dhe, gjithçka “shkoi sahat”, siç thotë populli. Po luajnë me Ramushin, si me “arushën”! SHIK-u i bandës-PAN, ka prani edhe në shumë organe vendim-marrëse në Shqipëri, sidomos në bashkitë e vendit. Që nga Saranda e deri në Kukës kanë shpallur “Anëtar Nderi të Qytetit”, persona nga Kosova, që përballën me gjyqe vendore e ndërkombëtare, të akuzuar për hajni zyrtare dhe krime vrastare. Dr. Sali Berisha ka numëruar 18 grupe kriminale në Shqipëri. Për çudë, asnjëri nga banditët nuk është shpallur, në asnjë bashki, “Anëtar Nderi i Qytetit”!!!”, pohon publicisti Zeqiraj.
Mjerisht, LDK-ja e ka SHIK-un brenda strukturave vendim-marrëse
Ndërsa, lidhur me mos reagimin e LDK-së, si dhe gatishmërinë e saj për të hyrë në koalicion me AAK-në, anëtarët e së cilës burgosen e akuzohen për terrorizëm, publicisti Zeqiraj thekson se e gjithë kjo është një propozim rrethi vicioz e klanor, ku sipas Zeqirajt, anëtarësia e LDK-së e njeh mirë AAK-në dhe shefin e saj, Ramushin, të përfolur për dy dekada radhazi, për përgjakjen e ushtarakëve dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës.
Granata ruse e mbështjellë me letër alumini
“Për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, AAK-ja ishte shumë aktive, madje, shumë para PDK-së. Tani nxitoi të bëjë koalicion me PDK-në, me qëllimin bazë për ta mposhtur, pikërisht, LDK-në. Dhe, e gjithë kjo armiqësi organike e patologjike e AAK-së, për partinë e Ibrahim Rugovës, LDK-në, nuk ka asnjë rëndësi, në raport me aleancat konspirative të Isa Mustafës dhe elementit SHIK-ist, me bandën e madhe, aleate në PAN. Koalicioni i propozuar nga LDK-ja, përfshi edhe AAK-në, për ta krijuar qeverinë e re, është një rrethi vicioz e klanor. Anëtarësia e LDK-së e njeh mirë AAK-në dhe shefin e saj, Ramushin, të përfolur për dy dekada radhazi, për përgjakjen e ushtarakëve dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës. Prandaj, nuk bën asnjë dallim të AAK-së me PDK-në. E vërteta është se strukturat vendim-marrëse aktuale të LDK-në, kanë shkëputur me kohë të gjitha lidhjet, që dikur i kishte LDK-ja e Ibrahim Rugovës”, është shprehur Zeqiraj.
“Marrëzirat mashtruese të një koalicioni të zorshëm dhe të domosdoshëm, duke shmangur PDK-në dhe serbët, nuk kanë asgjë të përbashkët, me të ashtuquajturën “miqësi të Presidentit Rugova me Ramushin”, siç duan të imponohen sot, pikërisht, ata që nuk lejuan vënien e fotografisë të Presidentit Rugova dhe të flamurit dardan, në një mbledhje-debat, në sallën e Kuvendit komunal në Deçan, ku udhëheqë AAK-ja! SHIK-u ka prani solide në strukturat vendim-marrëse të LDK-së. Veprimtarë të shumtë, sidomos Nëndegët dhe Degët e LDK-së, nga Mërgata, kanë denoncuar këtë gjendje të rrezikshme dhe fatale në partinë, dikur zëmadhe të Presidentit Rugova. Ata, pas dështimit të Kuvendit të 8-të të LDK-së, ku u përjashtua debati, konkurrenca dhe votimi i fshehtë e demokratik, që ishte vepër e SHIK-ut, kërkuan zgjedhje të reja, që do thotë: Spastrimin e strukturave vendim-marrëse të LDK-së nga SHIK-u terrorist e kriminal”, ka thënë Zeqiraj për gazetën “Bota sot”.
Zhgënjyese dhe e dhimbshme heshtja e LDK-së para një akti terrorist
Sipas tij, për një parti demokratike, akademike, me namin e madh të themeluesit të saj, Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, që gjithmonë ndoqi një politikë paqësorë, të heshtë pas zbulimit të aktit terrorist është zhgënjyese dhe e dhimbshme.
“Është, pikërisht, kjo arsyeja që, edhe pse arrestohet një terrorist, me rrezikshmëri të theksuar e cilësuese, siç është autori i dërgimit të bombës ruse, në redaksinë e kombëtares “Bota sot”, Jeton Lleshi, anëtar i AAK-së, shefat e LDK-së e heshtin rastin, njësoj si të tjerët, të pykuar në darën e SHIK-ut. Për një parti demokratike, për një parti akademike, me namin e madh të themeluesit të saj, Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, që bëri paqen dhe luftën; që solli NATO-n me apaçët e saj në Kosovë, duke realizuar çlirimin e Kosovës e, deri edhe pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës, të heshtë, sot, para një akti terrorist, është zhgënjyese, e dhimbshme deri në vajë”, është shprehur Zeqiraj.
Shishja me verë pasi është larguar nga paketa ku ishte e vendosur edhe granata ruse
“ Si duket, strukturat vendim-marrëse të LDK-së, edhe pas humbjes së madhe, në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk kanë dhënë asnjë shenjë reflektimi. Ndoshta presin ta kompensojnë humbjen me koalicione të pista, të sojit të AAK-së dhe “ta kalojnë lumin”! I mbetët anëtarësisë të zgjohet, nga përgjumja dhe përtokja përbuzëse, për ta ngritur dinjitetin e një partie, që, megjithatë, nuk pranon shuarjen. Nuk është zgjidhje abstenimi masiv në votime, i elektoratit tradicional të LDK-së dhe as prishja, zhvlerësimi i 50.000 fletë-votimeve. Sepse, kësaj i thonë se “për inat të sime reje vjehrra do të fle me mullixhinë”! Zgjidhja e vetme është fillimi i debatit demokratik në bazë dhe qendër; pajtimi i pakushtëzuar i të gjitha grupimeve të LDK-së; të të gjithë atyre që duan prosperitetin, përparimin, ngritjen e LDK-së dhe, mbi të gjitha, të Kosovës tonë”, ka përfunduar Publicisti Zeqiraj.
Mediat në Kosovë nën ndikimin e politikës dhe partive të caktuara
Ndërsa, ish gazetari dhe analisti, Nexhat Haziri, thotë se mospublikimi i lajmit për arrestimin dhe burgosjen e të dyshuarit për terrorizëm për dërgimin e granatës ruse në redaksinë e gaztës “Bota sot”, në Zvicër në vitin 2002, është tregues i qartë se këto media janë nën ndikimin absolut të politikës dhe partive të caktuara politike.
“Mos publikimi I arrestimit të Jeton Leshit, nga mediat në Kosovë, përjashto gazetën “Bota Sot”, është tregues I qartë se këto media janë nën ndikimin absolutë të politikës dhe partive të caktuara politike. Unë nuk habitëm pse një gjë të tillë nuk e publikon RTK, pasi të gjithë e dimë se ky institucion ka kohë që është kapur nga SHIK-u dhe PDK-ja, por më habit fakti I disa mediave që shtirën gjoja si media opozitë ndaj politikës dhe si kundërshtuese të krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative në shoqërinë tonë”, është shprehur Haziri.
Nga e majta: Bedri Islami, këshilltar i jashtëm i Presidentit Hashim Thaçi, me Jeton Lesi (Lleshi), i akuzuar për terrorizëm që dërgoi granatën ruse në adresë të gazetës “Bota sot”, më 2002 në Zvicër; Lesi me Haradinajn; Bedri Islami me Ramush Haradinajn dhe Bedri Islami me Hashim Thaçin
Sipas Hazirit, LDK-ja në këtë rast do të duhej të reagonte, duke bërë me dije se LDK-ja nuk është e gatshme të qeverisë më struktura kriminale dhe të para politikës çoftë me AAK-në jashtë PAN-it, apo brenda tij.
“LDK-ja në këtë rast do të duhej të reagonte duke kërkuar nga AAK-ja, që të bëjë një distancim publik ndaj veprimit kriminal dhe terrorist të Jeton Leshit ndaj gazetës “Bota Sot”, dhe tia bëjë me dije kësaj të fundit se LDK-ja nuk është e gatshme të qeverisë më struktura kriminale dhe të para-politikës coftë më AAK-në jashtë PAN-it, apo brenda tij. Por sikur kjo heshtje nga kampet politike lidhur me rastin e Jeton Leshit dhe gazetës “Bota Sot”, fletë vetë për kredibilitetin moral dhe politik të skenës sonë politike, e që kjo e fundit si duket është shndërruar në mace të zezë për Kosovën, në rrugëtimin e sajë të forcimit të shtetësisë dhe integrimeve euroatlantike”, ka pohuar për gazetën “Bota sot”, ish gazetari, Nexhat Haziri.
Kujtojmë edhe njëherë se policia zvicerane e ka arrestuar personin Jeton Lesi me 31 janar 2017, dhe në bazë të ADN-së ka rezultuar se i njëjti e ka dërguar granatën ruse në adresë të redaksisë së gazetës “Bota sot”, në Zvicër më 27 shtator 2002. Është e rëndësishme të theksohet se ky rast po del në dritë pas 15 vitesh. Nëse pakoja e dërguar do të hapej nga pjesa e sipërme, atëherë granata do të shpërthente menjëherë. Shpërthimi i granatës ruse do të rezultonte me vdekjen e 12 personave të pranishëm.
Procesi i gjykimit i cili do të zhvillohet me 16 gusht në Gjykatën Federale në Bellinzona, gjykatë kjo e cila trajton rastet më të rënda të krimeve.
Ky proces gjyqësorë mund të ketë ndikim të madhe edhe në skenën politike në Kosovë. bota sot
Che schifo