Për më shumë se një dekadë, Kosova është pykuar nga dy kërkesa absurde serbe: “Zajednica” dhe pretendimi për zhvatjen e tokës sonë, nga Manastiri i Deçanit. Burim i kësaj të keqeje të madhe, deri në gjëmë, është Hashim Thaçi, me komandantët e tij dhe Shërbimi sekret francez, respektivisht, agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër i Serbisë.
Edhe pse kjo, tashmë, është një e “fshehtë publike”, hipokrizia tipike kosovare, vazhdon ta heshtë, ta fshehë krimin, ta mbronë atë, duke mbetur në pritjen fatale të zbatimit të kërkesave serbo-ruse, të BE-së dhe të Quintit! Ndërkohë që është, eskluzivisht, në dorën e shqiptarëve, me argumente faktike, t`i hedhin poshtë dy kërkesat e përmendura dhe dëmshpërblim, për krimet tjera, që kanë rrjedhur nga tandemi agjenturor famëkeq Thaçi-Danjean.
Miku im i ilegales dhe i burgjeve, Kadri (Os)Mani, i cili vuajti burgun politik, në kazimatet jugosllave, që nga vitet `60-a, deri në të `90-at, në renditje, në kohëzgjatje, i dyti pas Demaçit, por, i harruar nga të gjitha qeveritë. “Turp e ndot” – do të thoshte pendë-arti, baca Kadri! Në vitet `90-a, emigroi në një shtet të Evropës dhe nuk gjeti rahati, pa bërë diçka të mirë, edhe nga larg, për Atdheun. Mundimshëm beri një klasë me nxënës shqiptarë, për mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe filloi me pasion punën.
Si kudo, edhe në atë shtet, ishte organizuar “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë”. E ftuan edhe xhaxhi Kadriun, madje e dekoruan edhe “Anëtar Nderi”. Përcolli, nga afër, “punën” e burrave të shkolluar. Por, përveç “fjalëve intelektuale”, asgjë nga ato që Atdheu-Kosovë kishte nevojë. Baca Kadri i pyeti, pse nuk angazhoheni më shumë për bagatimin e Fondit për Kosovën, shkollimin e fëmijëve dhe të tjera? Përgjigja ishte jo fort modeste: “Ne jemi yndyra e intelegjencës dhe merremi me politikë speciale, intelektuale!” Baca, i zhgënjyer, i mërzitur me injorancën e “shkolluar”, u gjegj, paksa, vrazhdët: “Që jeni yndyra e di, por a jeni e intelegjencës apo e m….?!
Vërtet, Kosova, tashmë, ka të shkolluar masiv, madje edhe fakultetlinj të bollshëm. Sepse Hashimi hapi -qytet e universitet-, për t`i punësuar dostat-komandantë, me diploma të blera, me nuset e tyre, si kontigjente votash, së bashku me studentët! Edhe institucione janë bërë me tepëri. Por, sa janë aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare, përfshirë edhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës? Gjenerali freng, Charl De Goul, në mesin e 5 (pesë) kategorive të armiqve të Francës, i llogariste edhe indiferentët. Dhe, kjo indiferencë klasike po ndodhë edhe sot në Kosovë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, me kryetar Dr. Shkodran Imeraj, e organzuar mirë, u angazhua fuqishëm, në mbrojtje të tokave përrreth Manastirit të Deçanit. Ajo ofroi fakte e dëshmi të shumta, historike dhe kadastrale, të mjaftueshme për të vërtetuar pronësinë e tokës, duke demantuar bindshëm pretendimet e Manastirit të Deçanit.
Por, mjerisht, Shoqatat simotra, Instituti i Historisë, Akademia, Universiteti i Prishtinës dhe instancat e tjera shkencore e politike, shkarazi ose fare, nuk u angazhuan, për t`iu kundërvënë këtij pretendimi kishtar, shkencërisht dhe politikisht. Aq më parë, një rast fort cinik, duke pasur parasysh implikimin në dhurim të Sllobodan Millosheviçit, një vrasës masiv, i cili përgjaku Kosovën dhe Ballkanin. Dhe, më në fund, duke ngordhur, si qen i zgjebosur, meritueshëm, në një birucë të burgut të Hagës.
Madje, mediat në Kosovë, që janë po aq të kapura, sa edhe drejtësia, nga shefat e partive-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal, vazhdojnë ta heshtin këtë krim, sepse e dinë se është çorbë e kuzhinës Thaçi-Vuçiq. Dhe, aty e gjejnë vetën edhe ata, sepse dosjen kriminale, vrastare, e kanë të përbashkët. Këtu, Bota Demokratike, për interesa meskine e hiç fisnike, me keqardhje, ra në provim!
Toka prej 24 hektarësh, (sipas piketimeve të bëra, rezulton të jetë 27 hektarë), e cila nuk ka qenë kurrë e Kishës. Përkundër, është përvetësuar e dhuruar asaj, në kohën e kulmit të masave të dhunshme, më 1997, të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq. Dhe, vetëm ky fakt i vërtetë sipëror, mjafton të turpërohen klerikët tredhakë ortodoks në Deçan, Graçanicë, Rashkë, Prizren, Beograd e Moskë, së bashku me raportuesen për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, BE-në dhe ambasadorët e tyre, shtetet e Quintit, Parlamenti Evropian dhe kushdo tjetër, që i mbanë iso-në Serbisë, krejt paushall, për t`i zhvatur tokë Kosovës.
Përkrahja -blanko- e Serbisë, pa pranuar asnjë arsyeshmëri të palës shqiptare, nga ana e ndërkombëtarëve, ka trimëruar serbët e përkëdhelur, deri në lazdrim. Kjo manifestohet edhe në kërkesën e kryeministrit Kurti, për dialog me Igumenin Sava Janjiq. Dhe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, e refuzon, me prepotencë dhe rrugaçëri të skajshme: “Flasim vetëm pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016!” A keni vesh për të dëgjuar ju, të BE-së, të Quintit?! Dhe, a keni një fije sedre kombëtare, ju opozitë zvarranike e horrake, pse kërkoni edhe ju kadastrimin e pronës tokësore Kishës?!
Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, e kryesuar nga Dr. Shkodran Imeraj, ka vëzhguar nga afër rrjedhat juridike, lidhur me kontestet pronësore, në mes Manastirit të Deçanit dhe të dy ndërmarrjeve publike, Fabrika e mjaltit “Apiko” dhe ndërmarrja hoteliere “Iliria” si dhe një pjese tokë shtetërore. Agjensia Kadastrale e Kosovës, e ka dokumentacionin përkatës të saktë dhe falsifikimi është i vonshëm, më 1997, madje nga një kriminel antishqiptar, Millosheviq. Në rrethana normale, kjo as që duhej të bisedohej dhe aq më pak të kontestohej, si pronësi e Kosovës dhe assesi e Manastirit.
Historianët e Deçanit, me shumë kompetencë, kanë reaguar, në veçanti ndaj manipulimeve të porositura, të bëra nga Gjykatat, në veçanti nga Gjykata e Kushtetuese. Edhe pse kursejnë emrat ndërhyrës, më saktë, imponues në vendimet e kësaj Gjykate. Por, ata përmendin me emra gjyqëtaret, Arta Rama-Hajrizi dhe Gresa Cakaj-Nimani, duke kërkuar edhe arrestimin e tyre dhe hetimin në kushte burgu, gjë që është e domosdoshme, për ta nxjerrë të vërtetën në shesh. Dhe, pamëdyshje, porosia e prerë imponuese e Hashim Thaçit, për gjyqëtaret, ka qenë vendimi në favor të Manastirit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj 2016, legalizoi dhe aprovoi vendimin e kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 1997, i dhuroi Manastirit të Deçanit 24, ose 27 hektarë tokë. Ky vendim është skandaloz, antikushtetues dhe hiç ligjor. Kisha, paradoksalisht, e mbështetur nga Serbia, Rusia, BE-ja, shtetet e Quintit, kusuri i ndërkombëtarëve, mediat, po thuajse -en bloc- dhe opozita më destruktive e të gjitha kohërave në Kosovë, kërkojnë, ngulmërisht, zbatimin e vendimit të Kushtetutës.
Ndërkohë, Historianët luftarakë të Deçanit, të prirë nga kryetari i tyre, Dr. Shkodran Imeraj; Shoqata e Intelektualëve, ne mes tyre, doajeni i gazetarisë të Kosovës, Zekë Sinanaj, studjuesi Dr. Murteza Osdautaj, me shokë, me kryetar krijuesin Adem Lushaj; si dhe 40 mijë qytetarët e Deçanit, vazhdojnë rezistencën, me thirrjen e madhe, pavarësisht rrjedhojave, të mos zbatohet vendimi cinik i kriminelit Millosheviq.
Ekzistojnë dëshmi e fakte të bollshme, se zonjat gjyqëtare konfirmuan vendimin e Millosheviqit, nën diktatin personal të Hashim Thaçit, i cili i ndodhur nën trysninë e shantazhit, me dosje kriminale, u vu në shërbim të Serbisë, me ndërmjetësi të Francës. Për lirinë e tij personale, gjëmë të madhe i solli Kosovës. Dhe, kjo është, pamëdyshje, tradhti kombëtare dhe jo e vetmja.
Faktet në shkrim, do të flasin qartazi. Nëse zonjat zyrtare, gjyqëtare e pranojnë këtë të vërtetë absolute, duhet mëshiruar. Në të kundërtën, janë pjesë e fajësisë së madhe, pjesë e krimit. Heshtja morbide e institucioneve, mosvënia e pikës mbi “i”, në radhë të parë, e Qeverisë, pastaj e drejtësisë, fshehja e kësaj tradhtie, vazhdon t`i kushtojë shumë Kosovës.
“Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, janë obligime të gjitha qeverive”,- bëjnë thirrje shtetet e Quintit, Kisha Ortodokse Serbe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, permes Igumenit Sava Janjiq, “për shkeljen e të drejtave pronësore të Manastirit të Deçanit”. Duke vazhduar me shpifje manipulative se, kinse, “në Kosovë nuk respektohen të drejtat e liritë e njeriut dhe liritë fetare për Kishën Ortodokse Serbe”!
Me pronsimin arbitrar të Manastirit të Deçanit, po synohet të krijohet një precedent i rrezikshëm, sepse janë dhjetra kisha serbe të ndërtuara përgjatë viteve 1990-1999, nga regjimi pushtues i Millosheviqit. Edhe ato duan dhe presin legalizimin dhe kadastrimin pronësor. Njëra nga këto është ajo e ndërtuar në mjedisin Universitar në Prishtinë, për mujëshi dhe inat të qytetarëve kryeqytetas. Përmendim disa syrësh: Kisha në Poterç të Klinës, në Banjë të Istogut, Kllokot, Gurrakoc të Istogut, Vitomericë të Pejës, Bërnjakë të Rahovecit, Drenoc të Klinës, Gërmovë të Vitisë dhe kisha të tjera nëpër Kosovë.
Një vlerësim të tillë, mund ta jepte vetëm organizata mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Turp!
Propaganda leha-qene serbe, me zhurmimin e saj, ka arritur ke Presidenti Ekzekutiv të “Evropa Nostra”, i cili e ka përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë! Edhe organizata “Future for Religious Hertiage” (E adhmja për trashëgimi fetare), e ka nominuar Manastirin e Deçanit “ndër 7 (shtatë) monumenteve më të rrezikuara në Evropë, tek “Europa Nostra”.
Një vlerësim të tillë, mund ta jipte vetëm organizata mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Një falsifikim sa i turpshëm, aq edhe kriminal!
Manastiri i Deçanit është trashëgimi ilire. Dikur ajo ishte faltore e shqiptarëve. Është respektuar dhe ruajtur gjithmonë prej shqiptarëve, sepse është monument historik ilir. Në aspektin e historisë së artit, i takon shkollës arbërore dalmatine. Krejt i ngjajshëm me faltoren e Jerusalemit, ku lutën hebraikët dhe palestinezët islamikë. Ajo është ruajtur e pacënuar edhe në kohën e Shqipërisë së Bashkuar, në vitet 40-a, kur shqiptarët i kishin duart e lira, ta zhbinin me themel.
Fundja, Manastirin e Deçanit nuk mund ta mbrojë as Policia e EULEX-it dhe as KFOR-i, sepse vetë pozicioni i saj, poshtë kodrave, e vetmuar në mes të pyellit, favorizon goditjen e pambrojtshme. Atë e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë, me përkushtim e fanatizëm, ndër shekuj shqiptarët e Kosovës. Andaj është fyerje dhe provokim sa i rëndë, aq edhe i turpshëm, qoftë për ankesat imagjinare të Igumenëve të Vuçiqit, qoftë për Presidentin Ekzekutiv të “Europa Nostra”, që lanson dizinformata me ndikime thjeshtë politike, duke qenë nën ndikimin serbo-rus.
Vuçiqi me këlyshërinë e tij, akuzonte shqiptarët edhe për vrasjen e 5 (djemëve) serbë e malazezë në lokalin “Panda” në Pejë. Por, tani e pranon vetë ai, se ajo ishte vepër kriminale e pushtetit pushtues serb. Një krim makabër, i bërë për t`i fajësuar shqiptarët! Qeveria shqiptare, në koordinim me ndërkombëtarët, duhet të fillojë hetimin, sepse ata ishin djem të Pejës, qytetarë të Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare.
Protestat vandaliste, kriminale e rrugaçërore, të mars-prillit 2004, projekt i Serbisë, më zbatim të partive-banda të PAN-it, të cilat sollën decentralizimin, deri ke “Zajednica”. Policia e UNMIK-ut i arrestoi, i hetoi, i mbajti pak muaj dhe i liroi, edhe pse u vranë 19 vetë, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe pleq serbë. Asnjëri nga kriminelët vandalistë, nuk pësoi asgjë. Fajësia e të arrestuarëve ishte faktike, lirimi ngjalli habi. Pse-në e di UNMIK-u, por edhe Serbia organizatore e banditizmit në fjalë. Dosja u mbyll, enigmatisht dhe turpërisht, ashtu qysh i ka heshtur UNMIK-u të gjitha vrasjet politike të pasluftës.
Kërkesa e shteteve të Quintit, i kalon caqet e normales: “Kosova të zbatojë me uregjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit!” Çfarë ligjshmërie kanë vendimet e kriminelit Millosheviq?!
Administrata e OKB-së, vendimet e 1990-99, në Kosovë, i ka shpallur nul-zero, pra, të pazbatueshme. Shtrohet pyetja: A e njohin këtë administratë shtetet e Quintit?!
Prona shtetërore, publike dhe private të qytetarëve të Deçanit, nuk mund të tjetërsohet dhunshëm. Sipas kësaj logjike, nëse Kosova detyrohet të zbatojë vendimet arbitrare të Millosheviqit, atëhere edhe NATO-pakti duhet kërkuar falje për bombardimin me “Apaçët” e saj, sepse, sipas tyre, Millosheviqi ka pasë të drejtë për vendimin e tij: masakrimin dhe dëbimin i një populli të tërë, siç bëri me shqiptarët e Kosovës!
Shantazhi, deri në kërcënim, me një prepotencë mujëshore i Kosovës, nga shtetet e Quintit, për të zbatuar vendimet arbitrare e grabitqare, të vrasësit serik të shqiptarëve, Millosheviqit, është një cinizëm e provokim i vrazhdët. Edhe kushtëzimet të bëra Kosovës, me faljen e tokave fqinjit armik, nuk janë fare fisnike, për shtetet, të cilat e çliruan një popull, pas një shekulli robërie të egër, duke e bërë edhe shtetin më të ri në botë. Për të gjitha respekt dhe mirënjohje të thellë, për gjithçka keni bërë për popullin e përvuajtur shqiptar.
Vërtet, vendimi i 2016-ës, është vendim i paapelushëm, sepse Kosova nuk është pjesë e Gjykatës të Strasburgut. Por, pala shqiptare ka mundësinë e moszbatimit të vendimit të Gresa Caka-Nimanit. Dhe, kjo e fundit, nuk ka drejtë të kërkojë nga Prokuroria, të bëjë presion ndaj kryetarit të komunës të Deçanit, për zbatim.
Aq më pak, kur dihet se vendimi i Gjykatës është marrë nën trysninë e një agjenti francezo-serb, Hashim Thaçit. Ndërkohë që Millosheviqi ka bërë tjetërsimin e pronës të Kosovës, duke e bartur, falsifikueshëm, në pronësi të Kishës. Pra, paligjshmëria e vendimit të Millosheviqit, është pasuar nga paligjshmëria e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Çështja e Manastirit të Deçanit i përket qeverisë lokale dhe assesi asaj qendrore, sepse kadastri është çeshtje e qeverisë lokale. Andaj, qeveria qendrore nuk mund ta bëjë implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. As Gjykata nuk ka mundësi ta detyrojë komunën ta zbatojë vendimin. Dhe, as qeveria nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e komunës.
“Bypass” – anashkalimi i rrugës Deçan-Plavë, veprim kriminal!
Referencë në fakte: Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq thotë: “Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është i ndaluar me ligjet e Kosovës. Zgjidhja e këtij problemi është gjetur me 2014, kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi – aktualisht president i Kosovës- vendosi që ta devijojë këtë rrugë, në mënyrë që të mos kalonte përmes zonës së mbrojtur”.
Janjiq “arsyeton” se “kjo do të shkaktonte dëme në Manastir, përmes dridhjeve, gjatë punimeve të rrugës Deçan-Plavë, zhurmës, ndotjes dhe për këtë arsye, ligji e ndalon ndërtimin e rrugëve të tilla”! Por, rruga nuk është -Gurëthyese-, madje as kërshore, sepse është pyjore e butë. Realisht, në afri të Manastirit, janë përfunduar punimet, para marrjes së vendimit për ndërprerjen të punimeve të rrugës në fjalë dhe vetëm asfaltimi nuk është bërë.
Për ta garantuar Igumenin Janjiq, personalisht, kam konsultuar inxhinierë nga Gjermania, Zvicra, Austria, të njohura për higjenën rrugore. Dhe, që andaj kemi sjellur tri modele, me materiale të ndryshme të – mbytësve, shurdhuesëve të zhurmave -, që përdorën në rrugët regjionale, magjistrale – autostrada dhe hekurudhore, të cilat përshkojnë vendbanimet, qoftë në anësore apo përmes tyre. Të gjitha këto i janë vënë në dispozicion Manastirit të Deçanit dhe të institucioneve tjera.
Pas kundërshtisë të Igumenit të Manastirit, reagon presidenti Vuçiq: “Beogradi do të kërkojë pezullimin urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë, në takimin e ardhshëm në Bruksel”. Vuçiq, në ekranin e televizionit, tundi edhe një letër, të formatit A-4, duke sqaruar: “Pse thuani që nuk ka mundësi të devijimit të rrugës Deçan-Plavë?! E shikoni, kryeministri Thaçi, dora vet, ka vizatuar një rrugë alternative, prapa 24 hektarëve të tokës së Kishës!”
Dhe, Hashimi kurrë nuk e ka demantuar këtë vijëzim të “bypass-it”, anashkalimit, fort të mundimshëm, sepse ka dy ngjitje dhe dy zbritje lakore, për t`u larguar në kufirin e përcaktuar nga krimineli Millosheviq, në vitin 1997, kur Manastirit i dhuron tokën 24 hektarshe të Deçanit!
Hashim kryeministri pranon dy gjëra kundra-kombëtare:
1) Kjo tokë i përket Manastirit, dhe
2) Heq dorë nga rruga ekzistuese e dy fshatrave dhe të 40 mijë banorëve, që e përdorin ndër shekuj rrugën klasike, për kullotë të bagëtive, pyje e bjeshkë! Por, tani e tutje, edhe të qytetarëve të Kosovës, që mezi presin ta shfrytëzojnë rrugën që përshkon tri shtetet: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, e cila, gjthësesi, është më interesantja e deri tashme.
Dhe, këtë vendim e merr Hashim dallaverja, pa e pyetur askënd nga qendra e Kosovës dhe as nga pushteti lokal i Deçanit. Vërtet, guxim dhe zullum i tepëruar, i një kryeministri monstër, që i solli Kosovës aq shumë dëme e gjëmë, me pasoja numerike, për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.
Vetëm një ditë pasi Vuçiq kërcënon për rrugën, kryeministri Avdulla Hoti, më 16 gush 2020, kërkoi të pezullohen ndërtimet përmes rrugës ekzistuese-klasike. Dhe, urdhëroi hapjen e “bapass-it”, anashkalimit të vijëzuar nga Thaçi-Vuçiq, prapa 24 hektarëve, sepse “në një pjesë të saj e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, sipas kryeministrit Hoti. Rrjedhimisht, Hoti aprovon vendimin e Millosheviqit të vitit 1997, si dhe zbatimin e këtij vendimi nga Hashim Thaçi, në vitin 2014!
Dhe, krejt serbez, ai me lukuninë e PAN-it, ngulmojnë se vendimi duhet zbatuar! Përndryshe, “Albini po na prishë me miqtë ndërkombëtarë, ai na i solli sanksionet dhe nuk po bënë asgjë për t`i hequr ato!” E gjithë kjo është një pranim i fajësisë së pabërë, nga pala shqiptare, sepse këtë e pranon një ish-kryeministër dhe kuadër i lartë partiak aktual. Dhe, këtë e dinë jo vetëm “zogjtë e malit”, por edhe bretëkocat e moçalit, se sanksionet të vëna Kosovës, janë fajësi ekskluzive e BE-se, për qejf-bërje Serbisë! E tmerrshme!
Presidenti Hashim Thaçi: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan, është i bazuar në Kushtetutën e shtetit dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor, ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo!”
Demagog i pakurriz dhe i pacipshëm. Deri në vitin 1997 ishte tokë e patjetërsueshme e dikujt tjetër. Pas kësaj date e tjetërsoi Millosheviqi dhunshëm dhe Hashimi i thotë -OK-ej-! Mençurisht, parashikonte Presidenti hyjnor Rugova: “Nuk duhet të lejohet Hashimi të ngritet në pozita shtetërore, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”. Nga veprimet e tij, Dr. Rugova, kishte diktuar kapjen e tij nga Shërbime e huaja informative, rrjedhimisht, edhe shantazhimin e tij me dosje. Mjerisht, pothuajse, e tërë kasta politike e Kosovës, u bë pjesë e krimit, duke e bërë një agjent president të vendit!
Kryetari i komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj, rezistoi, dinjitetshëm, për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, në vijëzimet e projektit fillestar. Kur Kisha serbe, Beogradi, Moska dhe ndërkombëtarët ndërhynë brutalisht, në ndërprerjen e punimeve të rrugës, ai jo vetëm që nuk u pajtua, por edhe kundërshtoi, me forcën arsyetuese logjike. “Sepse po shkelet kushtetutshmëria në tjerërsimin e pronës, duke zbatuar vendimin e një pushtuesi kriminel, si Millosheviqi, por edhe të drejtat dhe liritë e 40 mijë qytetarëve të komunës së Deçanit!”
Bashkim Ramosaj thotë se “autoritetet lokale do t`i japin kohë Qeverisë së Kosovës, për të gjetur një zgjidhje, në lidhje me ndërtimin e kontestuar të kësaj rruge”. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga Manastiri i Deçanit se “ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, në asnjë mënyrë nuk dëmton trashëgiminë kulturore, historike dhe fetare, as nuk rrezikon imazhin vizual të manastirit”.
Në drekën e organizuar, nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me rastin e bartjes së eshtrave të Komandantit nacionalist të Dukagjinit, Demë Ali Pozhari, nga Stambolli dhe rivarrosjen në Pozharin e tij, përfitova nga rasti, për të biseduar lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë. Kryetari i nderuar Ramosaj hapi telefonin e tij, dhe më tha: “Lexo, këtu janë 43 (dyzetë e tre) letrat, drejtuar shtetarëve, pushtetarëve, krerëve të partive politike, BE-së, shteteve të Quintit, ambasadave dhe institucioneve tjera të Kosovës. Megjithatë, ndjehem i tradhtuar, nuk më mbështetën, përkundrazi…, – më tha ai me hatërim dhe shqetësim të ligjshëm!
Kuvendi i Kosovës duhet t`i shfuqizojë, sa më parë, të gjitha vendimet e marrura nga krimineli Millosheviq, përfshi edhe dhurimin e pronës 24 hektarshe Manastirit të Deçanit. Një arsye shtesë, për mos pranimin e kadastrimit të pronës për Kishën, duhet të jetë edhe parimi se kjo do të ishte rivrasje e mijëra viktimave të Millosheviqit.
Rruga, pa përcaktim të moshës në vjetërsi, ose siç shprehet populli, “prej se ka bi lisi, nuk guxon të devijohet dhe, aq më pak, të mbyllet. Këtë ta mësojnë kishtarët dhe ndërkombëtarët, të cilët në shtetet e tyre kishat nuk kanë as oborr, nga dera e kishës del në rrugë të shtetit. Ndërsa me tokat e Kosovës, tregohen dorëlirë, madje duke i zbatuar vendimet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq!?
Në një prononcim të Drejtorit të Sigurimi sekret francez, Piere Seramy, në televizionin – CANAL+ – pranon se “Hashim Thaçi është agjent i ynë, agjent i Francës. Ai u rekrutua nga agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, në Curich dhe Gjenevë, të Zvicrës”. Më parë lidhjen agjenturore Thaçi-Danjean e ka zbuluar Bardhyl Mahmuti, kuadër i LPK-së.
Instruktimi i Hashimit nga Denjean, ka qenë përcaktues që ai të katapultohet, jashtë çdo votimi, në organet drejtuese të LPK-së dhe të Qeverisë. Në Rambuje, Danjean i “ishte bërë pullë” Hashimit, në përpjekje për ta sabotuar dhe dështuar nënshkrimin e Marrëveshjes, nga delegacioni i Kosovës.
Në Mitrovicë Hashimi dhe Kadriu, me SHIK-un e tyre, ishin sabotues, përkrah KFOR-it francez dhe ishin pjesë e krimit të vrasjes të një duzinë shqiptarësh dhe mijëra të shpërngulurëve të tjerë. Mbyllja e Urës së Ibrit ishte aprovim i Hashimit dhe Kadriut. Shkurt, ai me shokë, ishin të shantazhuar me dosje krimesh, kryesisht, të qindra vrasjeve të kundërshtarëve politikë. Dosjet e krimeve i posedon Beogradi, Franca, ndërkombëtarët. Ai pranoi të plotësojë gjithçka që Serbia kërkonte!
Pjesë e krimit u bë edhe shefi i tij, Danjean, në lëshimet ndaj Serbisë, thjeshtë, ishte ndërlidhës i Thaçit me Serbinë. Prandaj, në veprimet e Thaçit, në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, ka pjesën e tij edhe Arnaud Danjean. Dhe, ndonëse shefi i Danjean ishte Piere Seramy, pra, shteti francez e njihte si agjent Hashim Thaçin, Kosova ka të drejtë të kërkojë llogari nga Franca për dëmet e shkaktuara. Dhe, aktualisht, ta ndihmojë Kosovën, të dalë nga bataku ku e futi agjenti francez, Hashim Thaçi, qoftë për “Zajednicën”, qoftë për pronat e dhuruara Manastirit të Deçanit.
Ekziston një normë juridike ndërkombëtare, që kur rrethanat e pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërkombëtare ndryshojnë, madje tërësisht, siç kanë ndodhur në Kosovë, nënshkruesi agjent i huaj, i shantazhuar me dosje për krime faktike. Pra, një marrëveshje me nul, zero validitet.
“Klausula Sic Stantibus Rebus”
Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: “Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj.
Shembullohet me një rast konsti, prishje të një marrëveshje ndërkombëtare, në mes Anglisë dhe Islandës.
Mendoj se shtetarë e pushtetarë të Kosovës, duhet ta lënë hipokrizinë, t`i thonë gjërat troç e pa dorëza, për ta zhbërë -Marrëveshjen për Zajednicën- dhe çdo vendim tjetër me nënshkrimin e Thaçit, të shpallet joligjor.
Mendoj se për këtë duhet një angazhim serioz juristësh specialistë. Në mesin e tyre, më saktë, në krye meriton të jetë Prof. Dr. Mazllum Baraliu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është në dijeni dhe njohës i kësaj norme juridike ndërkombëtare.