Mora vesh që në primaret që do të zhvillohen në degën e Partisë Demokratike Has për nxjerrjen e kandidaturave më të mira, do të marrë pjesë edhe dr. Shkëlzen Ibra, intelektual i mirënjohur, ish i përsekutuar politik, qendrestar i demokracisë dhe njeri i ditur.
Unë e mbështes këtë kandidaturë dhe u bëj thirrje miqve të mi demokratë që ta votojnë pa hezitim atë si një figurë përfaqësuese, e përkushtuar me besnikeri ndaj bashkëqytetarëve të tij dhe me shumë përkushtim, dijeni dhe profesionalziëm.
Dr. Shkelzeni është bashkethemelues i Partisë Demokratike, mik i Azem Hajdadrit dhe i të gjitha figurave qendrore të Partisë Demokratike, bashkëthemelues i FRPD-së më 1991, mbeshtetes i të gjitha nismave politike të këtij forumi siç ka qënë greva e urisë e dhjetorit të vitit 1998 që pati tronditur qeverinë socialiste të kohës, por edhe i të gjitha nismave politike të PD-së pa nderprerje prej fillimit deri sot.
Doktori i mirënjohur Shkelzen Ibra ka lindur më 5 gusht 1968. Është një mjek humanist me ndikimin më të madh në jetën e mijëra pacientëve që ka kuruar në Tropojë, Has, Kukës dhe rrethinat e Gjakovës, por edhe të këtyre komuniteteve. Ai jeton dhe punon në Krumë të Hasit.
Vetë jeta e Dr. Shkelzenit është një sprovë e mbijetesës, përkushtimit ndaj komunitetit dhe karakterit të fortë.
Si një ish i përsekutuar i regjimit komunist, atij ju ndërpre ëndrra e shkollës së lartë, duke e degdisur si ushtar në Sazan të Vlorës.
Fundi i sistemit monist i dha mundësinë të vazhdonte me sukses studimet e larta, në degën e Mjekësisë së Përgjithshme.
Në vitin 1998 Dr. Shkelzeni diplomohet me rezultate të larta në degën e Mjeksisë së Përgjithshme, të Universitetit të Tiranës dhe zgjedh për të sherbyer në vendlindjen e tij në spitalin e Krumës.
Dr. Shkelzeni u përfshi në Luftën për Çlirimin e Kosovës duke qënë një mjek i UÇK-së në vitet 1998-1999, ku siç dihet rajoni Tropojë-Has-Kukës ishte shndërruar në një arenë luftimesh të ashpra mes UÇK-së dhe ushtrisë pushtuese serbe. Dr. Shkelzeni edhe pse një mjek i ri, dëshmoi aftësi të forta profesionale, duke sherbyer me shumë profesionalizëm, por edhe trimëri në shpetimin e jetës së qindra ushtarëve shqiptarë që vinin nga fronti i luftës.
Mbas luftës së UÇK-së, Shkelzeni punoi në Prishtinë si mjek i ish-administratorit të parë ndërkombëtar të Kosovës, Bernard Kushner.
Në vitin 2005 Dr. Shkezeni kreu specializimin pasuniversitar në fushën e Diagnostikimit dhe trajtimit i të semundjeve pulmonare, me rezultate të shkelqyera, duke patur role edhe drejtuese në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.
Pas specializimit pasuniversitar ai zgjedh përsëri të rikthehet në spitalin e Krumës, ku sherben me pasion, humanizëm dhe profesionalizëm të lartë, duke qënë dy herë edhe drejtues i këtij spitali.
Dr. Shkelzeni ka punuar, me shumë sukses, për shumë vite në Tropojë, ndërsa ka mbuluar problemet pulmonare me shumë seriozitet, ndershmeri dhe arritje shkencore në rrethet Kukes, Has, Tropojë dhe rrethinat e Gjakoves.
Pas shfaqjes së pandemisë, Dr. Shkelzeni ka dhënë një kontribut të madh për mjekimin e të sëmurëve nga Covid-19, duke ju gjendur pranë mijëra pacientëve, por edhe kuruar me sukses ata.
Dr. Shkelzeni është i martuar dhe ka tre femijë. Ai është një bashkëshort dhe baba shëmbullor i dedikur plotësisht familjes, duke qënë një model i intelektualit të angazhuar në problemet sociale dhe shoqërore të vendit. Ai është i përgaditur për të marrë përgjegjësi drejtuese të çdo niveli në të mirë të qytetarëve të Hasit, por edhe të qarkut të Kukësit.
Kandidimi i tij në primaret e Partisë Demokratike për të qënë kandidat i saj për bashkinë e Hasit është një tjetër sherbim që ai dëshiron t’i kryej komunitetit ku jeton.
Si njëri prej themeluesve të PD-së, si veprimtar idealist saj dhe kontributor prej 32 vitesh i demokracisë dhe çeshtjes tone kombëtare, ua sygjeroj miqve të mij, demokratëve të Hasit që t’i japim besim dhe mbeshtetje kandidaturës së tij dhe ai do t’ua shpërblejë me punë, profesionalizëm, përkushtim dhe besnikëri.
Në këtë kohë të vështirë për demokracinë shqiptare dhe Shqipërinë nuk duhet të bëjmë më zgjedhje të gabuara që përfundojnë në paradhomat e qeverisë apo në borderotë ruso-serbe. Na duhen njerëz besnik të demokracisë dhe Atdheut, të sporovuar në besnikërinë e tyre ndaj lirisë, demokracisë dhe vendit. Figura e dr. Shkelzen Ibrës i plotëson këto dimensione politike, njerëzore dhe profesionale.
Më shumë mirënjohje dhe respekt për ju të gjithë!
Miqësisht,