Kjo pije është shumë e shëndetshme dhe mbi të gjitha shumë e lehtë dhe e shpejtë për t’u bërë. Thjesht shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë ujë dhe trazojeni mirë derisa të tretet plotësisht.
Lëreni lëngun të qëndrojë gjithë natën në temperaturën e dhomës (hiqeni lugën nga gota). Kjo përzierje ka vetëm 3% mjaltë, që do të thotë se është shumë e lehtë që të përthithet në trup.
Konsumojeni çdo mëngjes esëll. Për rezultate shumë të mira bëjeni rutinën tuaj të përditshme për 6 muaj.
Ja përfitimet që do t’ju sjellë:
Pastron veshkat
Forcon sistemin imunitar, ka aftësinë që të përmirësojë rezistencën ndaj viruseve dhe baktereve
Rregullon funksionimin e zorrës së trashë: eliminon parazitët që gjenden në organet e tretjes
Stimulon rënien në peshë Pastron organet e tretjes, përmirëson funksionin e tyre dhe eliminon toksinat
Pastron dhe rigjeneron lëkurën
Përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut
Komentet