Disa vazhdimisht sikur kanè fobi dhe frikësohen nga diçka ose nga dikush që nuk e dijnë as vet se kush èshtè, apo çka (çfarè) èshtè. Çudi. Pse (pèrse) ka aq shume frikè dhe nga kush èshtè i kèrrcnuar Behgjet Pacolli si pèr shèmbull? Kush e kèrrcnon njè plak tè keq dhe matuf i cili edhe ashtu ka probleme të mjaftueshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike me vetvetèn e tij. I del vetja bollë Pacollit dhe jo vetëm Pacollit. Sidomos ndërgjegja e vrarë nga e kaluara së bashku me dyshimët, hipotekat dhe dosiet e shumëta që rëndojnë mbi Behgjet Pacollin dhe pacollët tjerë në Kosovë, Shqipëri etj. Por ja që pushteti dhe kapitali i kanë bërë edhe disa idiot, kreten, mizantrop dhe paranoid, të paprekshëm pèr ligjin dhe policin. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publikë ose politikë, reduktohet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Gjegjësisht, të atyre që ndodhën të kontrabanduar dhe inkriminuar në shtetin dhe pushtetin shqiptarë ose kosovarë. Ndërkaq, në “edukatën, kulturèn, natyrën dhe karakterin” e personave ose individëve të ndryshëm tè shtetit, pushtetit, politikës ose diplomacisë kosovare: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Sidomos disa “gazeta nacionale” si “Bota Sot”, “Express”, “TV-7” etj. Mbase, në vegla ose instrumente të thjeshta elektorale, kakofonike, agjituese ose propagandistike të politikanëve të ndryshèm ditor ose peroidik që nuk i njohin madje as dallimet themelore ose esenciale (substanciale) në mes interesave të larta shtetrore dhe nacionale dhe interesave të tyre personale, karieriste, bisnesore, afariste, klanore, farefisnore, tribaliste etj.
Kështu që në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, Shqipèria, Serbia, Maqedonia etj., një vend të veçantë zë edhe motivi i gënjeshtrës, ku kultura shtetrore, institucionale, nacionale, politike, diplomatike etj., paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore që nuk ekziston fare. Duke i stisur, sajuar, rimuar, mbuluar, valorizuar, glorifikikuar ose disajnuar kushtet ose rrethanat e njohura materiale ose ekzistencialiste, si dhe duke ngritur, himnizuar, inkarnuar dhe ataraksionakizuar çdo gjë që është politike ose diplomatike, dhe me veprimin e saj qetësues dhe ngushëllues, duke i promovuar dhe mbajtur në jetë Behgjet Pacollin dhe të tjerèt si ky i fundit, në emeŕ të ekzistencës ose mbijetesës sè pèrbashkèt të Kosovës dhe shqiptarëve ku edhe puroshqiptarët, joshqiptarët ose antishqiptarët e ndryshëm si Pacolli etj., të kontrabanduar dhe involvuar në shtetin dhe pushtetin kosovarë nga nëntoka ose pornotregjët e ndryshme politike ose parapolitike të Rusisë, Serbisë ose dikujt tjetër, kanë të drejtë të flasin mbi Kosovën dhe shqiptarët. Pse ndodhë kjo? Sepse, përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit tè madh tè Behgjet Pacollit & Company, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër që e afirmon, glorifikon, përçon dhe justifikon të parën. “Genjeshtra e lartë” shtetrore, qeveritarr, politike ose diplomatike e përkthyer në mito, blerje (kaparim) ose kapje të shtetit, pushtetit, moralit, pronës, kapitalit dhe resurëve kryesore të Kosovës dhe shqiptarëve nga ana e Behgjet Pacollit si pjesëtar i intelegjencës, oligarkisë dhe nëntokës serbo-ruse në Kosovë, Ballkan dhe më gjërë më të cilin kolportojnë, koperojnë dhe e ndajnë pushtetin Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe të tjerë. Ndërkohë që shefi ose bosi nën hije i tërë asaj loje të ndyer serbo-ruse në Kosovë, sipas të të gjitha gjasave është Xhavit Haliti, apo siç e quajnë disa Brezhnjevi, Beria ose stazhisti kryesorë i nëntokës kosovare.
Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal tè individit dhe kolektivitetit në emër të lezetëve dhe qelepirëve të pangopura pushtetmbajtëse, politike, karieriste, profiteriste dhe të tjera të atyre që e kanë sjellur dhe kontrabanduar Behgjet Pacolllin në shtetin, pushtetin, bisnesin, politikën e jashtme ose diplomacinë kosovare së bashku me kalorësit ose gardianët tjerë të UDB-s ose KBS-s, të cilët dikur ia kanë luajtur nanën dhe babën njëri tjetrit për “bashkim-vllaznim” dhe flamurin e Serbisë, Crna Gorës ose ish Jugosllavisë.
Atëherë kush ka frikë dhe pasiguri në Kosovë? Kanë të gjithë ata qè u janë shitur dikur falas UDB-s, KGB-s, Serbisë dhe Rusisë.
Ndryshe nga kjo, siç dihet: frika, dyshimi, paranoja, fobia etj., janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonër për të reaguar ose për t´u mbrojtur dhe rezistuar nga problemet, shqetèsimet, rreziqët ose katandisjet e ndryshm akute ose kronike që na kanosin dhe shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive. Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave, emocionëve ose katandisjeve të ndryshme (objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose rrethojnë (perthekojne) boten e brendshme shpirterore ose emocionale te personit ose individit. Gjegjèsisht, “kosmosin” ose “uniniversin” e tij shpirtèror, emocional, mental ose psikofizik.
Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme, fluide ose eskalative, dhe, ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë: Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, mizantropizmi, skizofrenia ose paragjykimët tjera individuale ose kolektive dhe kështu me radhë. (Kjo, pa e njohur as studiuar kurrë njeri tjetrin!) Të cilat shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme shtetërore, qytetare ose politike kudo në botë. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione (reagime) të pakontrolluara, iracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Shih për këtë: Në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës ,hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive dhe njerëz tè tjerè që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saje globale ose universale. Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton (jetojnè) duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes (vdesin) duke jetuar. Me fjalë tjera kjo do thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim? Ne duhet të vdesim duke jetuar si dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës për faktin se jeta dhe vdekja (të dyja bashkë ) janë pjesë e një ligji të pandryshuar natyrorë dhe mbinatyrorë. Ne si qenie ose si krijesa njerëzore ose qytetare në këtë botë, jetojmë në diversitete tè ndryshme dhe polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike ,sociofizike, teofizike, transcendentale dhe metafizike me njeri tjetrin. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin. Nuk ka asgjë të amshuar ose tè pèrjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyj, nnor ose universal. Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit.Të tjerat (si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, vdekja etj.)- janë vetëm ligje ose “procese të zakonshme” të fizikës në natyrë. Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Do lindè dhe zhvillohet mëpastaj përseri. Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim.Pa mbarim nuk ka fillim, pa shpërbërje nuk ka ribërje. Jo.
Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë nuk na ka pyetur askush as “mua” dhe as “ty”, ose as “ne” dhe as “ju”. E njejta do vlej edhe atèherè kur do ikim nga ky peroces i pandryshuar natyror dhe mbinatyror edhe “unè”, edhe “ti”, ose edhe “ne”, edhe “ju”. Sigurisht. Ndaj, të jetojmë duke vdekur” apo “të vdesim duke jetuar” ?! Kètu qëndron dilema.
Në instancë të fundit, mëse tepërmi shajnë, shpifin, urrejnë, xhelozojnë dhe kanë frikë të marrët, të sëmuarët mental ose psikofizikë, të shiturit, spiunët e ndryshëm, mërcenarët ose kolaboratorët, të paditurit ose frikacakët, psikopatèt ose maniakèt e ndryshèm depresivè, infantil ose patologjik etj.
Rastët e fundit të akuzave dhe kundërkauzave tè ndèrsjella ose reciproke nè mes disa figurave ose personalitetève publike tè Kosovès dhe Shqipèrisè sè bashku me sjelljet ose deklarimet ç’njerèzore ose anticivilizuese tè kryeministres serbe, Bernabiç, presidentit Vuçiç dhe tè tjerève nga lidershipi serb-kundèr shqiptarève, nè rastin mè tè butè i takojnè psikopatologjisè klinike dhe jo opinionève normale dhe racionale.
Komentet