Pse ambasadori i OSBE-se Bern Boschard, i akredituar ne Shqiperi, guxon te veproje ne publik me gjeste te rendomta.
Egziston nje paradoks ne Shqiperi. Ambasadoret e huaj konsiderohen si persona me nje status te rendesise se veçante, influenca e te cileve ndikon ne vendimarrjet kyçe ndaj shtetit shqiptar. Politika shqiptare (e korruptuar dhe inferiore), iu ka deleguar historikisht nje rol aktiv ne shtetin shqiptar, pertej sherbimit normal diplomatik, duke i perziere ne çeshtjet e brendshme te shtetit si bashkepunetore ne veprimtarine e te gjitha proçeseve politike, apo reformave, te klases ne pushtet.
Ambasadoret e akredituar ne Shqiperi, ndihen te jashtezakonshem nga vardisja si interesaxhinj dhe trajtimi special qe iu ben politika shqiptare, media dhe shoqeria civile, aq sa nga sherbesetare diplomatike te interesave te shtetit te tyre, ata ndihen si “idhuj” te rendesise vitale ne shtetin ku jane akredituar.
Prandaj ambasadori i OSBE-se Boschard, e shkel statusin e zakonshem te diplomatit dhe sillet si nje “celebrity”, duke perdorur gjeste te pahijshme ne publik. Sepse ai ndihet ne qender te vemendjes si nje VIP, nga shqiptaret.

P.s: Duke iu referuar thenies “çdo qeveri ka ate popull qe e krijon”, mendoj se kjo funksionon edhe per diplomatet e huaj. Eshte merita jone qe ata ndihen aq “superiore”, aq sa na injorojne me “gishtin e mesit”.
T’i gezojme!
Sa turp. I paedukate. Shkel parimet e maredhenive nderkombetare duke nderhyre ne menyre te turpshme ne punet e btendeshme. Kjo tregon ku jemi e kush jemi.
Shikoni filmin e Ploton Vasit ta kuptoni se kush jane ambasadoret e OSBE.
A e Dini se ne kohen e lire(jasht orarit te punes,ç’ do njeri eshte I lire.
PSE duhet qe ambasadori te mos ktheje pergjigje our dikush e fyen!?
Shikoni Trumpin.
Nik e ka problem,qofte edhe ne konferenca shtypi t’ju ktheje pergjegjen ashtu ” si nuk I ka hije ” presidential te U S A kur dikush mundohet te ngacmoje e Jo me te shaje.
Eliden e pergezoj per punen e palodhur dhe contributing e çmuar qe ka dhene dhe Jep ne nxirjen e faqes se Shqiperise
Zoti e bekofte dhe ja shperblefte.