Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Ky barbarizëm ndaj Zhitit më kujton nje rrëfim të Eqrem Vlorës, kur Noli erdhi në pushtet. Armiqtë e Eqrem Vlorës nxituan ta burgosnin Vlorën me pretekstin se ishte një armik në potencë i Nolit dhe me kë rast nxirrnin inatet dhe mllefet e tyre. Në fakt Eqrem Vlora ishte një nga miqtë e afërt jopolitikë të tij. Ai kujton në ato pak ditë burg përfytyronte se si do të ndihej kryeministri Noli para tij, si do të justifikohej për këtë fyerje.
Sapo e nxorën nga burgu, Eqrem Vlora e mbajti frymën tek Kryeministria. U kërkoi zyrtarëve një takim me Nolin.
Noli e priti menjëherë dhe kur Vlora u shfaq në korridor, Noli, që kishte dalë nga zyra, i thirri nga larg: “Ah, mor Eqrem bej Vlora! Në një vend ku vlon padrejtësia, intriga, injoranca, dhuna dhe poshtërsia, si mund të rrijë një burrë aq i drejtë, aq i ditur , aq i nderçëm si Zotëria jote pa bërë asnjë ditë burg?!
Eqrem bej Vlora buzëqeshi dhe u përqafua me mikun e vyer.
Kur akuzojne edhe Visar Zhitin imagjino cfare mund te bejne me te tjeret!
Hienave si Frangaj ju sugjeroj te lexojne Burgologjine e Zhitit (Ferri I Care). Ju ben absolutisht mire te kuptojne sado pak kush eshte Visar Zhiti dhe permes kesaj vepre qe per mua mund te krahasohet vetem me “Rrno per me tregue” te At Zef Pllumit te kuptojne sado pak cfare ka ndodhur me keta njerez para te cileve cdo shqiptar sado pak I civilizuar duhet te perkulet me respekt. Kjo do ti zbuse sado pak edhe shpirtrat e atyre qe edhe pas 26 vjetesh vjellin vrer mbi shtresen e te perndjekurve te mirefillte politike si Visar Zhiti.
Vepra e Visar Zhitit duhet te ishte perkthyer ne gjuhet me kryesore te botes me subvencion nga shteti e jo Zhiti te perdoret si mjet i luftes mes klaneve e partive qe jane ne borxh deri ne fyt ndaj kesaj shtrese.
Si i behet qe ky Frangaj te zhdukej nga ky vend, i ben shume keq ketij populli egzistenca e tij
bravo Turi bravo Milaim Nela bravo frenky. ndaj te njejtim mendim me ju zoterinj. frangaj e fevzirat e nishanrat jane bere si kancer ne shoqerine tone hajdute genjeshtrare sahanlepires qe vec vjellin vrer. njerez qe e dredhin sa menje parti sa me nje tjeter sjellin zero vlera ne kete shoqeri madje e demtojne rende ate. kemi rruge te gjate per ti pastruar te tille plera qe jane fuqizuar ekonomikisht vec me vese edhe krime
Do ti lutesha Blendi Fevziut Reis Cicosh qe te distancohen nga dikur barkthati leks frangaj nje sahan lepires qe u pasurua ne nje kohe rekord me para te pista. Eshte paradoksale qe trashegimtaret e familjeve te Medha dhe Intelektuale sot jane viktimizuar nga njerez harbute dhe dikur spiuna te sigurimit te shtetit te tipit frangaj nje njeri qe ne shkolle ka mesuar vetem cifteline dhe sot hajduterine.
Nishan mavria, Aleksander zia dhe Fefzi faqezia …jane fytyrat dhe figurat me te deformuara nga pa fytyresia e tyre…