Kjo foto tregon momentin kur Roland Bejko u tregon gishtin e mesit protestuesve të PD.
Mbërritja e tij në selinë e PD ka acaruar protestuesit.
Ata e kanë shoqëruar me sharje deri te dera e PD, e cila çuditërisht nuk u hap për të.
Më pas Bejko u largua nga selia, duke vazhduar provokimet.
Peka: Qytetarët të ruajnë qetësinë, Bejko shkoi aty për provokim
Nga studio e SYRI TV, analisti Çim Peka bëri thirrje për qetësi mes protestuesve. Ai tha se Lulzim Basha po bën gjithçka për të provokuar situatën.
Peka tha se edhe mbërritja me vonesë e Roland Bejkos ishte një provokim. Vetë Bejko e pranoi që kishte ardhur me vonesë.
Madje Peka tha se Bejkos nuk iu hap as dera dhe më pas shpërtheu me fyerje ndaj përkrahësve të PD. Peka theksoi se reagimi ndaj Bejkos ishte i pritshëm.
Edhe mbërritjen e Grida Dumës me 5 truproja, Peka e quajti një provokim.
Peka tha më tej se një tjetër provokim i ulët është edhe deklarata e Spartak Brahos se mund të vritet deputeti Enkelejd Alibeaj.
“Alibeaj ka kërkuar truprojë pas çmendurisë së Brahos. Gjëja e parë që bëhet në këto raste, verifikohet informacioni. Por del një i çmendur, ish-prokuror i Enver Hoxhës dhe thotë do vritet nesër dhe nuk del prokuroria ta marrë në pyetje. Por nëse nuk ke prova, ai duhet të arrestohet për shpifje,” tha Peka.
Peka tha se protesta është me leje dhe makinat duhet të ishin spastruar nga oborri i PD-së.
Dështon strategjia e Bashës: Protestuesit nuk lejojnë makinat
Dështon strategjia e Lulzim Bashës për të mbushur oborrin me makina.
Protestuesit nuk po lejojnë futjen e makinave në oborrin e selisë së PD.
Komentet