Protestuesit që u mblodhën mbrëmjen e sotme duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro, i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës.
Duke folur në mbyllje të protestës, avokati Altin Goxhaj ka bërë të ditur se, qytetarët i kanë lënë Edi Ramës 72 orë kohë për të shkarkuar dy ministrat nga detyra, pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiaj në bregdetin e Himarës.
Ata kanë lajmëruar që nëse nuk do të ketë reflektim, të hënën datë 8 Gusht në orën 19:00 do të protestohet sërish.
‘Ultimatum, nëse deri ditën e hënë nuk shkarkon përgjegjësit e vrasjes, Çuçin, Kumbaron, drejtorin e policisë, do të vijojmë me protesta të pandalshme. Vrasja e Jonadës nuk mbyllet këtu ne do të kërkojmë drejtësi deri në fund’, tha protestuesja. syri.net
Komentet