Pamjet që shihni vijnë nga protesta para Kryeministrisë e nxënësve të shkollës ‘Mehmet Akif’, që u mbyll me vendim qeverie.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb video ku shihet simboli që kanë bërë protestueset kundër vendimit të qeverisë, duke kërkuar anulimin dhe tërheqjen nga mbyllja e shkollës.
Në pamje shihet se nxënëset kanë krijuar fjalën ‘Anulo’, duke i bërë kështu thirrje qeverisë për t’u tërhequr nga vendimi.
“Mbyll një shkollë, hap një derë burgu”, nxënëset e kolegjit “Mehmet Akif” protestë para Kryeministrisë: Bashkohuni o popull se po na shkelin me këmbë!
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe thirrje si; “mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu’ apo ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan para Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit.
Më herët ato ishin në protestë para Ministrisë së Arsimit.
Protestueset po i shkojnë poshtë zyrës, Rama nuk tërhiqet: Nxënëset të protestojnë kundër pronarëve që…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nxënësve të kolegjit ‘Mehmet Akif’, të cilat po marshojnë drejt Kryeministrisë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama pohon se nxënëset të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe sipas tij nuk morën leje kur u vendosën në një godinë tjetër.
REAGIMI
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.
Komentet