Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka akorduar dje dekoratën e Flamurit Kombëtar ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dekorimi për Berishën është dhënë për kontributin e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990.
Motivacioni i Presidentit për dekoratën:
“Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist.
Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro-atlantike”.
Komentet