Lëvizja për Demokraci, ka vendosur që ditën e nesërme në orën 11:30 të mbajë një protestë simbolike për të shprehur kundërshtinë në lidhje me projektin ‘Open Balkan’.
Përmes një njoftimi publik, Lëvizja për Demokraci thekson se aktiviteti do të jetë një rikujtim për kryeministrin Rama se kush është ish ministri i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç.
Njoftimi:
Lëvizja për Demokraci nesër me datë 16.08.2021 në ora 11.30, para kryeministrisë në Tiranë mbanë aktivitet simbolik për ta kundërshtuar nisem e kryeministrit të Shqipërisë, për krijimin e Mini Shengenit ballkanik, ose siç po quhet ndryshe Open Balkan, ku do t’ia përkujtojmë Edi Rames se kush është ish ministri i Millosheviqit Vuçiq dhe çfarë gjenocidi ka kryer ai në popullatën civile në Kosovë!
Komentet