Një pjesë e deputetëve të PD-së vijojnë takimet zyrtare në Parlamentin Europian, një grup prej rreth 30 deputetësh të Partisë Demokratike kanë nisur fushatën sensibilizuese me eurodeputetë në hyrjen e Parlamentit Europian.
Gjatë fjalës së tij, në hyrje të institucionit të Parlamentit Europian, deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula, u shpreh se i gjithë grupi parlamentar dhe deputetët e mbledhur sot kanë të bëjnë me një simbolikë të veçantë për t’i treguar mbarë opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Rama apo mediat pranë tij që deformojnë realitetin se çfarë ndodh në vend.
“Jemi në një udhëkryq e do duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin e duhur dhe unë e them se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës, normalisht dhe ne kemi pasur gabime, por krahasuar me këta, ka një diferencë të madhe me pushtetin e sotëm”-u shpreh deputeti.
Dash Sula:
‘Sigurisht unë do të doja të përshëndesja të gjithë shikuesit e televizionit ‘Syri TV’, si një televizion dritare për informimin real për atë se ç’ka ndodh në Shqipëri.
I gjithë grupi parlamentar dhe deputetët e mbledhur sot kanë të bëjnë me një simbolikë të veçantë për t’i treguar mbarë opinionit ndërkombëtar që Shqipëria nuk është ashtu siç e përshkruan Rama apo mediat pranë tij që deformojnë realitetin se çfarë ndodh në vend.
Sigurisht po të heqësh një paralele mes PE dhe atij parlamentit shqiptar diferencat janë të mëdha, mes një errësirë në të cilën ndodhet sot parlamenti në Shqipëri, ndërkohë që këtu është simbol i demokracisë., kanë një diferencë shumë të madhe me një qytetari dhe sjellje shumë korrekte.
Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, kemi një polici të korruptuar, një gardë me sjellje të dhunshme ndaj deputetëve e parlamentarëve e sigurisht do të doja që sot të përshëndesja të gjithë kolegët e mi që janë në takime aktualisht, por edhe ata që janë këtu e po demostrojnë që Shqipëria ka zëra ndryshe.
Jemi në një udhëkryq e do duhet që Shqipëria në vitin 2025 të marri drejtimin e duhur dhe unë e them se shpëtimi për qytetarët do të ishte zgjedhja e opozitës, normalisht dhe ne kemi pasur gabime, por krahasuar me këta, ka një diferencë të madhe me pushtetin e sotëm.
Nëse qytetarët duan që të legalizojnë krimin apo korrupsionin mund ta bëjnë, por do të ishte fundi i Shqipërisë.
Në fund të ditës, edhe pse jemi politikanë, jemi njerëz e nuk do doja kurrsesi të jetoja jashtë trojeve të vendit tim, të Shqipërisë’. sn