Kjo protesët sipas organizatorëve bëhet për nder të të burgosurve të ngjarjes së “Lagjes së Kumanovës”. Në tubimin protestues thuhet se të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar liri, drejtësi, barazi, janë burgosur. Përderisa ka të burgosur shqiptarë, të cilët janë të pafajshëm, sot nuk kemi festë. Protesta janë zhvilluar edhe në Prishtinë.Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.
Dhjetëra shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin që ka ndodhur më 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Komentet