Fillon manifestimi i opozitës në Gjakovë. Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur bashkë për të përkrahur nismën e partive LVV-AAK-NISMA.
Ardian Gjini, kryetar i AAK’së në Gjakovë ka thënë se asnjëherë në Gjakovë nuk ka parë më shumë njerëz në një manifestim.
Ai ka thënë se nuk ka vetëm përkrahës të opozitës por edhe qytetarë të thjeshtë.
“Poshtë Zajdenica”- janë dëgjuar qytetarët duke brohoritur.
Ndërsa Driton Çaushi nga LVV ka thënë se nga ky shesh në janar nisi edhe shkarkimi i Jabllanovicit, duke vazhduar se përsëri nga Gjakova do të nisë edhe rrëzimi i dy marrëveshjeve, për Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Demarkacionin./Express/
Komentet