Protesta opozitare që po vijon të zhvillohet sot në Tiranë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave ndërkombtare. Prestigjiozja “Washington Post” ka zgjedhur një fotografi të veçantë për të përshkruar protestën opozitare në vendin tonë.
Washington Post shkruan:
Partitë e opozitës shqiptare janë mbledhur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Mijëra qytetarë mbështetës të opozitës të ardhur nga e gjithë Shqipëria i janë bashkuar protestës kundër qeveritare.
Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë marrë nën kontroll kryeministrinë, por nuk kanë provuar të hapin dyert.
Opozita shqiptare akuzon kryeministrin socialist Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar.
Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se vendi ka nevojë imediate për një rotacion politik, që largon Ramën nga pushteti dhe sjell zgjedhjet e parakohshme.
Komentet