Propaganda dhe gënjeshtra vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë shqiptare dhe nënprodukteve të saj sociale dhe mediatike. Një trashëgimi e padenjë që vjen nga tradita genetike e Partisë Socialiste në pushtet.
Në një portal të pagëzuar “Gazeta Diaspora Shqiptare”, krijuar nën kujdesin e ministrit të qeshur të Diasporës, Pandeli Majko, shpërndahet me bujë një gënjeshtër që në thelb paska “kujdesin e veçantë të qeverisë kanadeze posaçërisht për komunitetin shqiptar”, (kliko këtu për të lexuar artikullin që i referohem) dhe kjo shitet natyrisht si arritje, apo mund të konsiderohet nga naivët apo të painformuarit, si arritje e qeverisë shqiptare dhe ministrit të saj të Diasporës, apo si tregues i vëmendjes së dedikuar që qeveria shqiptare treguaka për komunitetin shqiptar të Kanadasë.
E vërteta është krejt ndryshe. Shteti kanadez kujdeset dhe jep ndihma financiare dhe ekonomike për çdo shtetas apo rezident të përhershëm kanadez, përfshi madje edhe personat me leje qëndrimi pune.
Spekullimi qesharak në artikullin flluckë propagandistik, i cili bazohet në informacionin e publikuar nga një shoqatë, të krijon përshtypjen sikur komunitetit shqiptar (që në fakt është popullsi ligjërisht kanadeze) i qënka bërë një favor dhe i qënka akorduar kjo ndihma e posaçme e pretenduar.
Sipas parametrave të artikullit të levave të Majkos në Diasporë, çdo komunitet merr ndihmën nga qeveria kandeze, këtë ndihmën speciale pra alla-Majko propaganda. Për ata që nuk kanë patur informacion, Kanadaja përbëhet nga komunitete dhe ka rreth 120 të tillë.
Të nderuar gënjeshtarë propagandues dhe i nderuar Ministri i Diasporës: komuniteti shqiptar dhe anëtarët e tij, i marrin ndihmat si kanadezë dhe jo si shqiptarë, kinezë, irlandezë apo afrikanë.
Këto “ndihma speciale” komunitare janë një term i sajuar në mënyrë qesharake për t’u shitur pak edhe si sukses i qeverisë shqiptare, ministrit të Diasporës dhe levave (sepse leva është termi me të cilin janë pagëzuar nga Komandanti i tyre rahmetli) të tyre në diasporë.
Qëllimi i këtij reagimi është përpjekja për të mos lejuar qeverinë kanadeze të na marrë ministrin Majko, siç ndodhi me liderin global, kryeministrin shqiptar, që për pak na e morën italianët për në krye të qeverisë së tyre.
Ju lutemi, mos na merrni për kaq budallenj sa ministri juaj!
Komentet