Srivaddhanaprabha ishte brenda në helikopter në momentin kur ai u rrëzua rreth orës 21:30 mbrëmë. Këtë gjë e ka bërë të ditur një burim nga familja për median britanike BBC, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet nëse ka qenë edhe dikush tjetër nga familja, nga bordi apo staf tjetër i klubit brenda helikopterit pasi që Policia e Anglisë nuk i ka bërë ende detajet e aksidentit publike.
Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se ai i kishte parë lojtarët e Leicesterit duke dalur me vrap nga stadiumi për te vendi i ngjarjes, duke shtuar se i pari në atë vend kishte arritur portieri Kasper Schmeichel.
Leicesteri ka barazuar në shtëpi kundër West Ham Unitedit me rezultat 1-1. Ndeshja kishte filluar në orën 18:30 dhe kishte përfunduar një orë para se të nisej helikopteri i pronarit të klubit. /Gazeta Express/
Komentet