Relacion zyrtar per project–draftin e pronave qe paraqet Ministria e Drejtesise
Te nderuar pjesemarres . Plot 25 vjet pas renies se komunizmit shteti shqiptar akoma nuk e ka zgjidhur konfliktin historik midis sistemeve, qe eshte prona. Shteti yne burokratik vazhdon te demostroje elemente te shtetit komunist, duke u sjelle si pronar e duke ndare tapi dhe certifikata qe askund nuk permenden ne Kushtetute.
Aktualisht 98% e tokes bujqesore eshte shperndare falas dhe pa shperblim tek fshataret , rreth 400 000 legalizime te pushtuesve te paligjshem po perfundojne me shpejtesi marramendese. Me mijera vendime per qera , zhvillim prone etj jane dhene nga Ministria e Mjedisit , Ajo e Bujqesise dhe kur ndonjehere pronarit i kthehet ajo prone gjen atje militantin e mafiozin qe mban arbitrarisht nje marreveshje abusive me shtetin ne kurriz te pronareve legjitime. Me mijera vila dhe prona te tjera te politikaneve dhe te mafias lulezojne mbi derivate pronash te pronareve legjitime dhe te gjithave u rritet vlera perdite ne mijera e mijera euro.
Te gjitha keto prona jane marre falas dhe transaksionet qarkullojne ne miliona euro , te cilat shkojne tek informalet , qe behen legale ne kohe record me ligjin absurd te legalizimeve. Vete ligji 7501 dt 19/07/1991 eshte nje ligj politik me mentalitet Leninist , ai eshte antikushtetues dhe antikombetar , shkaterrimtar per ekonomine . Ky ligj ka rrezikuar sovranitetin kombetar , ka ngarkuar shqiptaret me nje borxh ne miliarda euro (afro 40 miliard )e padrejtesisht konsiderohet per nevoja publike , por ne fakt jane re alizuar interesa te qarta private ,ku cdo fshatar ka perfituar token e pronareve legjitime falas dhe pa shperblim , prone e cila nuk mund te perdoret per nevoja publike .
Projekt – drafti eshte ndertuar teresisht ne konspiracion te nje grupi hermetik, pa as bashkepunimin me te vogel me pronaret legjitime ku n je burokraci skllave e urdherit ka vepruar nen peshen e politikes doktrinare te statalizmit revolucionar te Panco Villes ne jubileun e 101 vjetorit te tij. Ketu eshte perjashtuar cdo norme per te arritur nje pakt kombetar kur project drafti eshte perfunduar dhe per ta ribere duhen shkaerruar skematizmat antikushtetuese dhe mendesia larjes se duarve si Pilati.… Ne kete project draft ne nenin nr- 1 percaktohet … Rregullimi dhe shperblimi i drejte sipas nenit 41 te kushtetutes … Pra normalisht kjo eshte edhe kerkesa e Keshillit te Europes qe ju padrejtesisht e implikoni si konsulente ne project draft. Sa per Banken Boterore ne nuk kemi asnje interes dhe ajo nuk duhej te merrte pjese ne kete project. B.B. eshte institucion financiar qe nuk njeh problemet e te drejtes , ajo nuk eshte nenshkruese e kartes se te drejtave te njeriut ndryshe nga K.E. , por mbetet nje institucion I madh kontraktual financiar boteror.
I gjithe project drafti shtyllen e tij dhe “ celesin kopil” mbeshtet ne nenin 6 te tijh, i cili percakton qe …. “ Vleresohet prona e njohur per kompensim sipas zerit kadastral qe ka patur… dhe ketu mbaron e gjithe “reforma” mbi ligjin . Pra kur te gjithe rrembyesve e pushtuesve te paligjshem , politikaneve , militanteve e grykesve te cdo lloji u rritet vlera e prones ne qindra here me nje firme te Artan Lames qe thone se punon 16 ore ne dite vetem duke firmosur prona te pushtimeve te paligjeshme , te cilat me kete firme menjehere paraqiten ne treg si ndertime ne troje dhe vleresohen ne dhjetra miliona leke ,,,, pronareve te vjeter legjitime I ulet vlera e kompensimit mbi 95% . .Shteti deklaron se Brenda 10 vjetesh do te kete per kompensim financiar afro 400 milion euro dhe disa prona te refuzuara nga fshataret e te pafryteshme per zhvillim qe se bashku me disa ankande me kolibe qeni do te permbushe me sukses kompensimin. Pronat e pronareve te vjeter legjitime te marra arbitrarisht jane shfrytezuar nga te tretet per 71 vjet duke vjedhur edhe fitimin e munguar te pronareve, por ne baze te neni 181 te kushtetutes fitimi I munguar duhet te llogaritet nga viti 2001 qe perfundon afati kushtetues I nxjerrjes se ligjit.
Cudia e ligjit qendron se sot me kete ligj mund te marresh 10 % te prones dhe ajo me tekniken legjislative matematikore te verteton se ke marre me shume se e gjithe prona qe ne projekt draft pronari i vjeter legjitim emertohet subject i shpronesuar dhe trajtohet ne pabarazi ligjore ndaj shtetasve te tjere te cilet nuk kane asnje document mbi pronen e pushtuar, por qe me shume vullnet , shpejtesi dhe vemendje nga qeveria ju plotesohen dokumentat me harta etj dhe u dorezohen certifikatat me ceremoni , ndersa pronareve legjitime nuk ju njihen gjyqet me vertetim fakti , te cilat nuk mund te behen nul qofte edhe me ligj. Nuk mund te anulohet me ligj nje vendim gjykate ,.Atehere si mund te kuptohet drejtesia midis paleve ne konflikt , pervecse me nje vertetim te faktit juridik ., ,,, kush duhet te jete pronar ? Perse shteti duhet te behet pronar pa asnje document dhe pronari qe ka nje sere faktesh e dokumentash nuk duhet te njihet si I tille??? Si mund te behet shteti pronar ne merate e Karaburunit ? Ato prona tu kthehen pronareve legjitime duke mbartur titullin ’one e mbrojtur,.
Pabarazia dhe qendrimi armiqesor ndaj pronareve legjitime qendron edhe tek nenin 19/2 ku percaktohet qe ,, trashegimtareve qe kane perfituar nga ligji 7501 u zbritet prona e perfituar me kete ligj , por ligji 7501 e ka ndare token “ falas dhe pa shperblim” ,,, keshtu pra qe nuk qenkemi te barabarte per ligjevenesin. Po ashtu ne nenin 19/7 ky draft ka vendosur qe rezidencat qeveriare dhe pronat e tjera me pronar shtetin te ndertuara arbitrarisht mbi troje te pronareve legjitime te mbahen forcerisht dhe arbitrarisht nga shteti. Perseri ne nenin 8/1/b shteti paraqitet arbitrarisht pronar dhe nuk vlereson harten e pronave te pretenduara nga pronaret e vjeter legjitime qe ndodhet ne AKKP duke shkelur te drejten kushtetuese te pronareve te vjeter legjitime. Projekt drafti I qeverise flet vetem per kompensim dhe nuk e permend termin kthim prone qe eshte termi kushtetuess. Po ashtu ne project drafti ne nenin 19/1/1 kufizon kthimin e tokes bujqesore edhe ne se eshte e lire. Perfundimisht mendojme se kete here project-drafti shpjegon qarte qe ; Kompensimi financiar nuk eshte I mundshem se nuk ka baze mjetesh financiare te fuqishme , por vetem 40 milion euro ne vit ,, Nuk ka prona reale , dhe me vlere te qarte tregu te barazvlershem me pronen ne dispozicion , si edhe nuk mund te mblidhen asete serioze per ankand, por vetem kolibe qeni. Kjo perpjekje ligjore synon uljen e vleres se kompensimit te prones dhe ben qe me vlera te paperfilleshme mjetesh financiare shteti te mbylle padrejtesisht nje ceshtje ku ben qesharake edhe bashkepunimin e Bankes Boterore e akoma me keq vete Keshillin e Europes.
Keshtu qe: Zgjidhja e vetme , pa kosto dhe ne zbatim te te drejtave te Njeriut bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise eshte kthimi real I pronave perkatese te cdo pronari te vjeter legjitim te njohur ne dosjet respective ne AKKP. Asnje pengese nuk perben periudha antikushtetuese 25 vjecare me ligjin 7501 per vullnetin e njerezve qe kerkojne te vendosin drejtesine , te rivendosin sovranitetin e vendit qe ky ligj rrezikon ne zona te ndryshme kufitare dhe ti hapin rrugen zhvillimit normal e te shpejte te ekonomise qe ndodhet ne krize , pasi ne sillemi sin je vend vetem konsumator me bujqesi te parcelizuar barbarisht Ne klasifikohemi nga shoqerite nderkombetare te sigurimeve sin je vend me rrezik dhe ekonomi ne kaos , per shkak te shkeljes kushtetuese te te drejtes se pronesise dhe nje administrate te korruptuar ku investitorret rrezikojne kapitalet GJITHASHTU; Pas kerkeses se pronareve legjitime Komisionit te Venecias ne lidhje me te drejten e Prones, Presidenti I Komisionit te Venecias Z. Buquichio u pergjigj me deklaraten e kryetarit te Gjykates Kushtetuese te Hungarise qe Deklaroi se ; Shteti shqiptar po abuzon me pronat Atehere pyesim sot; . -.
A nuk eshte ABUZIM ndarja e tapive ne pronat e pronareve legjitime me ligjin e Legalizimeve? Kush e ka bere pronar Artan Lamen qe ka 15 vjet qe shkaterron pronat e pronareve legjitime vetem per merita pushtimi. Edhe me 23 korrik 2015 ai deklaroi se do te shese troje. Cfare burimi pronesie kane ato troje dhe si hesht prokuroria per keto abuzime. ?? -A nuk eshte ABUZIM dhenia me qera e pronave te ndryshme nga shteti pa burim te konfirmuar qe eshte prone shteterore ? Cben Prokuroria per keto abuzime ?? -A nuk eshte ABUZIM qe ne shtesat e reja te ligjit te Legalizime dalin me mijera parcel ate pavlefeshme per shkak te difekteve ligjore , dhe ne se nuk deshiron ti bleje pushtuesi I paligjshem , atehere ato I mbeten te vdekura pronarit legjitim ? Cben pRokuroria , prse nuk hap process penal per Artan Lamen per shkaterrim prone me dashje. – Eshte ndertuar gabimi komisioni per hetimin e pronave te vjedhura me falsifikim dokumentash. Ai duhet ripare qe ne te te marrin pjese perfaesues ligjore te pronareve legjitime per te zbuluar vjedhjet e pronave te bera nga organizmat shteterore dhe qeveritaret , nepermjet urdherave dhe vendimeve antikushtetuese.Shteti eshte abuzuesi dhe vjedhesi me I madh I pronave te pronareve legjitime. Avokatura e shtetit ka konflikt interesi me kete komision sin je institucion I te drejtes Publike qe shkel te drejten private, pasi vjedhesi me I madh I pronareve legjitime eshte shteti dhe perfaqesuesja zyrtare e Avokatures se shtetit duhet marre nen hetim nga Prokuroria per fshehje dhe mbrojtje te krimit te mbajtjes arbitrarisht te pronave te pronareve legjitime dhe trajtimit me kushtetuten e Luan Omarit 1976. Ndertimi I komisionit merr karakter antikushtetues per cka u tha me larrt. Pasi te analizohen keto abuzime qe jane thelbi I shkeljes dhe qe pamundesojne ndertimin e nje ligji kushtetues qe te vendose drejtesine , si edhe te merren masa te menjehereshme per shkelesit e kushtetutes ne kupolen shteterore 24 vjecare e kthimin e pronave ne nje capital te paprekshem e ne dispozicion te pronareve legjitime ,atehere do te lehtesohen procedurat enderttimit ten je ligji me consensus te gjere me pronsret legjitime , te cilet duhet te drejte konsensusi ne ndertimin e project draftit. .
PER KETE PROPOZOJME:
-Ne mbeshteje te neneve 41 , 78 , 83/1 dhe 181 te Kushtetutes se Shqiperise, Ligjet 7501 dhe 8053 , 9235 ligji i Legalizimeve , dhe cdo ligj tjeter qe prek ceshtjet e te drejtes se pronesise , ushtrojne efektet e tyre te plota ne ligjin e ri pervec rastit kur mbivendosen ne prona te pronareve te vjeter legjitime te pretenduara ose te njohura me tapi, dokumenta arkivore e kadastrale si dhe me vendime te formes se prere te gjykatave.
Per kete: – Personat juridike ose fizike , qe pronesine e tyre te marre me ligjet 7501, 8053 dhe ligjin e Legalizimeve etj …, e kane te mbivendosur mbi pronen e pronareve te vjeter legjitime , e mbajne ate me qera te buta te vendosura nga shteti( per token bujqesore) dhe prona hipotekohet ne emer te pronarit te vjeter legjitim perkates.
-Ne raste te prones se tjetersuar me ndertime tek te tretet atehere veprohet me mjete tregu ndaj ndertuesit duke marre nga kapitali i tij deri ne plotesimin e vleres se prones se pronarit te vjeter legjitim dhe mbetja kompensohet me mjete ligjore kushtetuese .
-Ligji te parashikoje kthimin e floririt dhe pasurive te tjera te luajteshme te sekuestruara me dokumenta , pronareve perkates legjitime.
-Te konvertohet me vlere kembimi tregu bllokimi i pronave per 70 vjet ashtu si aplikohet kamata per energjine elektrike dhe cdo lloj fitimi I munguar. Konvertimi realizohet me anulim taksash per disa vite proporcionalisht me pronen .
– Prona e zene me vepra publike kompensohet me mjete financiare dhe asete tregu te barazvlereshme me vleren e prones .
– Te mos pengohen pronaret e vjeter legjitime nga kuzimet ne kohe per paraqitjen e dokumentave per njohje kthim dhe kompensim dhe regjistrimin ne KKKP sepse nje e drejte eshte e perjeteshme dhe nuk mund te kufizohet , qofte edhe me ligj .
– Te instalohet nje system I shpejte online qe AKKP te marre vendime te shpejta , te sakta dhe kushtetuese. Per kete duhet bere riorganizim ne koncepte , specialist dhe shfrytezim efikas dhe 100 % te te gjitha arkivave , ZRPP dhe Bashkite etj.
– Pronat e dhena , me koncesion , qera , peerdorim , projekte zhvillimi ,ose per perdorime qeveritare dhe menyra te ndryshme te kodit civil te vendosen menjehere ne funksion te KKKP per tu kthyer pronareve legjitime perkates dhe shlyerjen e vlerave kontraktore ta realizoje shteti.
DREJTESIA eshte vullnet I perjetshem per ti dhene gjithsecilit ate qe i takon……. Pra kete duhet te beni , pa humbur kohe. Mbi 8 000 viktima kane humbur jeten se nuk eshte vendosur drejtesia per pronen , gati sa dyfishi I deshmoreve te luftes dhe kjo ne kohe paqe. Nje lufte e vertete civile qe nuk pranon ligjin .
Perfundimisht sot problem nuk eshte diktatura . Ajo ka rene ,por sot problem eshte TRANZICIONI ; … SI NJE MENYRE QEVERISJE ANTISHQIPTARE DHE E PAPERGJEGJESHME QE NUK KA ZGJIDHUR PROBLEMET E VENDIT , POR I KA AGRAVUAR ATO DUKE SUNDUAR ME SHTETARE BOLSHEVIKE , MAFIOZE DHE KONFLIKTUALE ,QE E KANE BERE SHQIPERINE NJE VEND TE PAMUNDUR PER RRITJE EKONOMIKE , NJE FERR TE VERTETE PER SHQIPTARET E NDERSHEM DHE NJE PARAJSE PER MAFIAN DHE KORRUPSIONIN.
SHOQATA KOMBETARE E PRONAREVE LEGJITIME
Sekretari kryetari zv/kryetari
Beniamin Grabova Ferdinant Sulaj Selim Kondi
Komentet