MADRID – Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, gjatë promovimit të librit “Real Madridi: Më i miri në botë” ka deklaruar se janë legjenda më e madhe e futbollit.
Promovimi i librit “Real Madridi: Më i miri në botë” në të cilën janë shënuar sukseset e rëndësishme që klubi ka arritur në futboll dhe basketboll është bërë në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
“Real Madridi është një ëndërr 116 vjeçare. Një ndjenjë që shkon përtej kufijve. Libri të cilin e promovojmë, përshkruan ekzistencën tonë dhe se si e perceptojmë jetën. Jemi legjenda më e madhe e futbollit. Ashtu siç ka thënë Mbreti Filipi i 6-të, jemi duke e përhapur imazhin e Spanjës në botë”, tha Perez në fjalimin e mbajtur me rastin e promovimit të librit.
Ai tha se Real Madridi posedon trofetë më të mëdha të Evropës, nga të cilat 13 në futboll dhe 10 në basketboll.
“Në Abu Dabi fituam për herë të tretë Kupën e Botës për Klube të FIFA-s dhe duam edhe më shumë. Përpjekjet tona të mëdha për të fituar dhe për të tejkaluar veten do ta vendosin fatin tonë. Çdo legjendë e jonë përfaqëson vlerat e ekipit më të dashur dhe më të admiruar në botë”, u shpreh Perez.
Komentet