TIRANË – U promovua sot në Tiranë botimi në shqip i librit “Vdekje dhe Dëbim”-spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821-1922”, i historianit dhe demografit amerikan Justin McCarthy. Në ceremoninë e organizuar nga shoqata Arsimore Kulturore Humanitare-Alternativa e së Ardhmes “Alsar” merrnin pjesë personalitete të botës akademike, historinë, diplomatë, etj,.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i shoqatës Alternativa e së Ardhmes “Alsar”, Mehdi Gurra u shpreh se pasi ka lexuar këtë libër i kanë lindur disa pyetja, ndër të cilat edhe ajo që “Përse historiografia jonë, ajo ballkanike dhe më gjerë na ka serviur qasje të njëanshme për tema të rëndësishme si kjo e lëvizjeve të popullsisë gjatë shekullit të fundit Osman në Ballkan?
Gurra ka shprehur falënderime për autorin e librit, duke theksuar se ka kryer një punë kolosale për ndriçimin e të vërtetave të mohuara, si dhe për ofrimin e të drejtës së përkthimit dhe të botimit të këtij libri në gjuhën shqipe.
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar i cili në fjalën e tij e vuri theksin mbi personalitetin e autorit të librit, Prof. Dr. Justin McCarthy dhe shprehu falënderimet për përkthimin e veprës së tij në gjuhën shqipe, pasi sipas tij lexuesit shqiptarë do të përfitojnë shumë nga kjo vepër.
Bayraktar në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 ku pretendohet për një gjenocid të Perandorisë Osmane ndaj armenëve tha se: “Periudha e fundit e Perandorisë Osmane ka qenë një periudhë tragjike për popujt e vet. Nga vitet 1864 deri në vitin 1922 humbën jetën 4.5 milionë myslimanë dhe disa milionë të tjerë nga rajoni i Kaukazit dhe Ballkanit u detyruan të zhvendosen. Jam i bindur në ngjarjet e 1915-ës ku populli besnik i Perandorisë Osmane, armenët përjetuan ngjarje të dhimbshme, dhe se janë përjetuar gjatë zhvendosjes së detyruar të kësaj popullate. Me gjithë përpjekjet e pandalshme të Perandorisë për ruajtjen e jetëve të tyre gjatë zhvendosjes disa grupe përçarëse dhe guerile u bënë shkak për përjetimin e këtyre ngjarjeve tragjike në një kohë kur Perandoria përballej me sëmundje dhe skamje të madhe”.
Ai u shpreh se Turqia nuk e mohon kurrë zhvillimin e këtyre ngjarjeve, por nuk do të pranojë kurrë njohjen e tyre si “gjenocid” pasi ky term ka lindur më vonë me marrëveshjen e vitit 1948 të OKB-së. Në përfundim të fjalës së tij Ambasadori Bayraktar tha se Turqia ka kërkuar një komision të përbashkët për studimin dhe nxjerrjen në pah të këtyre ngjarjeve.
Ndërsa autori i librit në fjalë, Justin McCarthy u shpreh se ai ka sjellë dhe pasqyruar disa harta ku tregohet se çfarë ju ka ndodhur shqiptarëve në këtë periudhë. “Nuk ka ndodhur triumfi i popullsisë, por ishte një zgjidhje që i shpërndau njerëzit. Në rajonin e Nishit 90 përqind e popullsisë ose u vranë ose u internuan. Në zonën e Malit të Zi po ashtu mbi 90 përqind të banorëve u vranë ose u depërtuan. Gati gjysma e njerëzve ose u dëbuan ose u vranë. Në Shqipëri 30 përqind e muslimanëve humbën jetën në luftërat. Në Luftën e Dytë Botërore dhe revolucionin rus kemi një përqindje shumë të lartë të spastrimeve etnike dhe gjenocidin ndaj popullsisë muslimane në rajonin e Ballkanit. Ky gjenocid ka qenë më i lartë se sa në Ruandë. Vuajtjet e racizmit kundër shqiptarëve ka qenë më e larta në rajon. Pushtimi serb i Kosovës, pushtimi i Italisë dhe vrasja kulturore dhe trashëgimisë ndaj popullatës pas luftës nga regjimi kanë qenë një tjetër fakt i gjenocidit ndaj muslimanëve në këtë rajon”.
Ndërsa për ngjarjet e 1915 u shpreh se: “Ka shumë arsye që nuk mund ti themi gjenocid ngjarjeve me armenët. Sipas OKB-së gjenocid quhet në rast se dëshironi ti vrisni të masë. Ndaj armenëve nuk ka ndodhur kjo. Edhe armenët vranë turqit dhe kurdët. Nëse do pyesim kush është fajtori. Un mund t’ju them që vrasjet filluan ndërkohë që armenët filluan të vrasin turqit. Të thuash që kjo është një gjenocid ndaj armenëve kjo është e gabuar. Arsyeja e njohjes si gjenocid të kësaj ngjarjeje është paragjykimi i perëndimit ndaj atyre ngjarjeve”- u shpreh McCarthy, pas pyetjes në lidhje me ngjarjet e vitit 1915.
Ai ndër të tjera u shpreh se ndihet i nderuar dhe i lumtur që libri i tij është përkthyer në gjuhën shqipe dhe që ka një interes kaq të lartë. “E di që ka një rëndësi të shkruhet një libër i dytë për këtë, por ajo që dua të them është që ky libër duhet të bëhet nga vetë ju”- u shpreh Justin McCarthy.
Historiani shqiptar Pëllumb Xhufi, botimin e këtij libri e ka konsideruar si një ngjarje, “pasi sjell diçka tjetër, një gjë që ka munguar një informacion që ne nuk e kemi njohur këtu në Shqipëri” .
Është domethënëse u shpreh ai që një libër i tillë vjen nga SHBA-ja dhe shtoi se: “Historiografia e vendeve tona ka pare vetëm një anë. Ajo e ka pare Perandorinë Osmane si perandoria e dëbimeve, vrasjeve dhe zullumeve. Vetëm tani së fundmi ka një reflektim për ti pare gjërat më ndryshe. Dua të them që në BE ka patur një vështrim të gabuar në lidhje me atë që ka ndodhur në kohën osmane. Pos autorit ne duhet të pranojmë që spastrimet e popullatës muslimane në Ballkan kanë ndodhur në masë në vitet ‘44 më tej, spastrimet e popullsisë së Kosovës dhe asaj çame dhe më vonë spastrimet e popullsisë shqiptare në rajon si dhe asaj boshnjake në BeH”.
Xhufi u ndal edhe në krizën e refugjatëve në Evropë duke theksuar se kishte dhe zëra kundër për pranimin e tyre. “Nuk dua të përmend emër, por një zyrtar i lartë I BE-së pyeti: për çfarë po bëjmë fjalë? Ndërkohë që Turqia ka mbi dy milionë refugjatë, po ne përse diskutojmë praninë e 40 mijë personave”.
“Nga libri mund të mësojmë edhe rrënjët e konflikteve që kemi me vende të ndryshme. Për shembull këtu mund të mësojmë shumë edhe për çështjen armene. Autori këtu nuk i mohon vrasjen e armenëve, por ai vë në dukje edhe vrasjet e armenëve ndaj turqve në Anadoll. Autori vë në dukje edhe spastrimin e popullatës muslimane në Krime. Në pragun e Luftës së Dytë Botërore rreth 10 milionë muslimanë në rajon u vranë dhe masakruan, ndërsa disa miliona morën statusin e refugjatit dhe u detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Me qindra dhe mijëra banorë në jug të Shqipërisë ne e dimë që janë dëbuar dhe ishte spastrim etnik. Çështja e tolerancës fetare në Perandorinë Osmane është e pa kundërshtueshme”- u shpreh Xhufi.
Sipas autorit në librin “Vdekje dhe Dëbim” jepet historia e internimit dhe vdekjes së milionav myslimaneve në shekullin e 19 dhe, fillimin e shekullit 20 nga zonat që kanë mbetur qendra konflikti- Ballkani, Lindja e Mesme, dhe ish-Bashkimi Sovjetik, dhe tregon se si u zhvilluan këto konflikte etnike dhe fetare.
Në këtë botim të sjellë nga shqip nga “Alsar”tregohet historia nga pozita e turqve dhe muslimaneve të tjerë të cilët pësuan vdekje dhe dëbim, si pasojë e imperializmit, nacionalizmit dhe konfliktit etnik.
Justin A. McCarthy është demograf amerikan dhe profesor i historisë në Universitetin Louisville, i cili ka shkruar vazhdimisht për historinë e popujve të Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme
Disa nga botimet e tij të mëparshme janë: Bota Arabe, Turqia, dhe Ballkani (1878-1914); Myslimanët dhe pakicat:Popullsia e Anadollit osman dhe fundi i Perandorisë; Popullsia e Palestinës; Historia e popullsisë dhe statistikat e periudhës së vonë osmane dhe të Mandatit, etj.
Ju lutem, ku mundem ta siguro këtë botim
( vdekje dhe dëbim).
Ju faleminderit
[email protected]