Prokuroria e Tiranës nis hetimet në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve te kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.
Ky hetim vjen pas skandalit të publikuar mbrëmë nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania), fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Mësohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryen veprimet hetimore, në lidhje me faktet e bëra publike mbi rregullshmërinë e veprimeve te kryera, për ndërtimet e planifikuara në Unazën e Re.
Verifikimi bëhet për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Fallsifikimi i dokumenteve, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, Shkelje e barazisë ne tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Prokuroria shqiptare garanton vlerësimin me objektivitet te fakteve, objekt i këtij hetimi duke kryer veprimet hetimore brenda një afati te arsyeshëm.
Komentet