Siç shkruan gazeta braziliane “O’Globo”, Neymar dyshohet se ka fshehur të ardhurat për tju shmangur tatimeve nga viti 2011 deri në vitin 2013.
Konkretisht, futbollisti brazilian, Neymar, pretendohet se ka fshehur të ardhurat që ka fituar nga trasferimi i tij nga klubi Santos në Barcelonë, dhe si rrejdhojë i ka shkaktuar një dëm shtetit të Brazilit rreth 14.3 milionë euro.
Nëse dëshmohet faji, Neymar do të mund të paguajë 150 për qind gjobë të shumës së fshehur..
Përveç kësaj, në Spanjë ka vazhduar hetimi për fshehje të të ardhurave dhe mos pagim tatimi në Barcelonë për të njëjtin rast. Prokurori spanjoll i ka kërkuar hetim të hollësishëm ndaj Sandra Rosell-it, ish presidentit të klubit të Barcelonës dhe ndaj atij aktual Josep Marie Bartomeu.
Komentet