Në seancën tashmë me dyer të hapura ku Këshilli i Mandatave pritet të vendosë për imunitetin e ish-ministrit Tahiri, prokurori i Krimeve të Rënda ka lexuar kërkesën e akuzës në ngarkim të Tahirit.
Çfare tha Prokurori
Kërkesa i është vënë në dispozicion gjithë deputeteve. Krimet e Rënda gjatë vitit 2016 duke u bazuar nga disa informacione nga struktura ligjzbatuese kemi nisur procedimet për kultivimin e lëndëve narkotike. Një grup personash ku përfshihen vëllezërit Habilaj dhe persona të tjerë dhe punonjës policie ishin të angazhuar në kultivimin e bimëve narkotike në disa fshatar të rrethit Vlorë. Të përfshirë në këtë aktivitet kishte punonjës policie që krijonin kushtet dhe mundësitë që grupi të kryente aktivitet të plotë dhe nga verifikimi në terren na rezulton se ishte ky fenomen.
Gjatë kësaj kohe kemi mbledhur prova se prokuroria ka marrë masa shtrënguese, i është drejtuar gjykatës edhe dy punonjës të Policisë Vlorë, që i krijonte mundësi grupit të kultivonte lëndë narkotike të pashqetësuar nga shteti.
Kemi vazhduar hetimin se na rezultonte se të përfshirë ishin edhe vëllezërit Habilaj, në 2017 privuam dhe dokumentuam se në Babicë ishin magazinuar një sasi droge e përgatitur dhe e bërë gati për transporti përtej brigjeve, në Greqi, apo Itali. U kufizuam në hetime se kishim të dhëna që kishte policë të përfshirë dhe ka akoma policë, të Vlorës për të cilët vazhdon hetimi aktualisht. Kur konstatuam se Mosi Habilaj u largua nga vendi dhe nuk po kthehet përsëri morëm informacion që ai ishte arrestuar në Itali. Në këtë rrethana duke iu referuar të dhënave të dala në publik, nisëm hetim kryesisht lidhur me aktivitetin që vazhdonte që në 2013 dhe kemi regjistruar procedim edhe për deputetin Saimir Tahiri, e regjistruam se nga të dhënat kishte biseda kompromentuese në lidhje më këtë, qoftë për pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal, por edhe për faktin që bëhej fjalë për dhënie dhe marrje, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të shtetit.
Duke qenë se kishim të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitetin e tyre ne qetësi të plotë, krijuam dyshimin se në rastin konkret kjo ndihmë, duke iu referuar edhe bisedave të përgjuara Habilaj-Cela, që krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që ishte i përfshirë në këtë aktivitet edhe Tahiri.
Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është I përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ne kemi krijuar bindjen se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është I përfshirë në aktivitet kriminal. Ne kemi ardhur të kërkojmë heqjen e imunitetit që në cdo moment kur të ndodhë, deputeti mund të jetë I ekspozuar ndaj një mase sigurie gjithmonë duke iu drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Manja: I kërkohet këshillit dhënia e autorizimit për arrestin, apo heqja e imunitetit për kontroll banese dhe kontroll personal. Janë dy kërkesa të ndryshme. Nëse kërkohet heqja e imunitetit për kontroll personal është vendimmarrje tjetër. Për cilën kërkesë do diskutojmë sot?
Prokurori: Ne kemi kërkuar autorizim për heqjen e lirisë së deputetit dhe mundësinë për kryerjen e kontrolleve të banesave që ka në dispozicion. Gjatë këtyre ditëve kemi shkëmbyer letra me Italinë dhe jemi në pritje në cdo moment për akte të tjera për të cilat kemi një komunikim të vazhdueshëm me autoritetet italiane. Duke u ndodhur para gjithë këtyre situatave kemi kërkuar edhe autorizimin për arrestimin e deputetit.
Komentet