Ish-bosi i naftës Rezart Taçi, është marrë sot në pyetje nga prokurorët e kantonit të Gjenevës në Zvicër. Lajmi është konfirmuar nga Interpol dhe Prokuroria e Përgjitshme të cilët informojnë se ndaj Taçit ka një hetim intensiv nga Prokuroria Publike e Kantonit të Gjenevës në Zvicër.
Ndërkohë nuk ka snjë informacion nëse Taçi është ndaluar apo arrestuar nga policia zvicerane, pas marrjes në pyetje nga prokurorët.
Por ka dyshime të forta që ai mund të jetë arrestuar, pasi prej kohësh nuk është parë më në publik.
Ndërkohë që nuk dihet nëse është ndaluar, ajo që dihet është se Taçi është marrë në pyetje nga prokurorët zviceranë. Dyshimet për arrestin e tij lindin pasi Taçi ka kohë që nuk shfaqet në publik. syri
Komentet