VOAL- Prokurorët federalë kanë njoftuar ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump se ai është subjekt i një hetimi penal. Burime bëjnë të ditur se mediat amerikane e kanë bërë të ditur mbrëmjen e së mërkurës. Njoftimi është një shenjë se prokurori special Jack Smith, i cili po heton dokumentet e klasifikuara të sjella nga politikani republikan në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, është në prag të aktakuzës ndaj tij.
Sipas rregulloreve të Departamentit të Drejtësisë, prokurorët mund t’i dërgojnë një “letër të posaçme” kujtdo që mund të akuzohet në lidhje me një hetim të jurisë së madhe, duke u dhënë atyre një mundësi për të dëshmuar përpara se të vijë aktakuza.
Javët e fundit, Smith ka sjellë disa figura nga rrethi i brendshëm i Trump përpara jurisë së madhe që hetonte çështjen e dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë një nga avokatët e tij, Evan Corcoran dhe ish-shefin e stafit Mark Meadows. Dhe një ish-zëdhënës i Trump, Taylor Budowich, pranoi të mërkurën se po merrej në pyetje në Florida. rsi-eb