Bashkim Iseni është një shqiptar nga Maqedonia me banim në Zvicër që njihet si zhvatësprojektesh.
Bashkim Iseni jeton me projekte. Po ta shprehja në mënyrë figurative, si metaforë, do të thosha se Bashkim Iseni i kapërdin projektet si të jetë një aligator.
Në Zvicër ka një komunitet shqiptar elitë, por politika e Tiranës dhe Prishtinës e përjashton nga çdo projekt që mund të përdorej në të mirë të komunitetit dhe interesave kulturore të shqiptarëve.
Që të marrësh projekte në komunitetin shqiptar Zvicër duhet të jesh Bashkim Iseni. Punë e madhe se është mediokër. Që të të dekorojë Edi Rama duhet të jesh Bashkim Iseni. Që Hashim Thaçi t’ua heqë projektet dhe grantet gazetarëve të Kosovës dhe t’ia fusë gojës të aligatorit, duhet të jesh Bashkim Iseni.
Kurrë mos qofshim si Bashkim Iseni!
Projektet që merr Bashkim Iseni bien erë abuzim, sepse ai i përfiton ad hoch, pa garë, pa meritokraci, për shkak të lidhjeve me politikën e damkosur të Tiranës, Shkupit e Prishtinës.
Bashkimi Iseni drejton një portal gazetarie, por ai e do të zhdukur farën e gazetarëve, meqë misioni i gazetarëve profesionistë është të denoncojnë shpërdorimet e pareve publike.
Do t’i ftoja gazetarët e pavarur të hulumtojnë se sa pare ka gëlltitur prej vitit 2010 Bashkim Iseni përmes albinfo.ch, nje projekti i rëndomtë dhe pa standarte.
Dhe problemi është se aligatori i pares publike dhe projekteve nuk ndalet me gllabërime.
Në korrik të këtij viti Bashkim Iseni ka shpallur një projekt të ri balkans.ch, pa dhënë asnjë llogari si e qysh, pa bërë asnjë lloj transparence. Bashkim Iseni ndihet i mbrojtur mirë nga politika e pisët shqiptare, sepse është pjesë e një rrethi vicioz në marrëdhënie tutor-klient me kryepolitikanët në Tiranë e Prishtinë.
Qeveria e Tiranës posa është denoncuar për korrupsion për kalimin e një ligji në Parlament që dhunon Kushtetutën e vendit duke shpërdoruar hapësirat publike. Edi Rama dhe Hashim Thaçi po ashtu shpërdorojnë paratë publike, me të cilat mbajnë mediat e tyre, shoqërinë civile dhe klientët.
Bashkim Iseni ka kapërdirë miliona franga. Një mal miliona frangash projektesh dhe donacionesh dhe produkti ka qenë në vlera minimaliste çka e nxjerr në pah keqpërdorimin.
Si gazetarë e krijues, kemi gati çerek shekulli në kontakt me komunitetin shqiptar në Zvicër e diasporë, ku kemi mbuluar me mijra aktivitete dhe kemi shkruar apo botuar me qindra e mijra portrete krenarie shqiptarësh me kontribute dhe nuk i kemi marrë pare askujt! Por kjo s’do të thotë se gazetarët nuk duhet të paguhen. Ndërsa Bashkim Iseni ka marrë vetëm me një dorë në tetorin e vitit 2016 rreth 100 mijë Euro për 12 portrete të “thukta” bashkëatdhetarësh, kur Bashkim Iseni nuk ia ka fare idenë shkrimit!
Bashkim Iseni po ashtu nuk pranon bashkepunime profesionistësh. Kemi shkruar plot reportazhe për Zvicrën, si gazetarë të ftuar nga institucionet zvicerane, të botuara tek voal.ch, që ia kemi dërguar për botim albinfo.ch dhe Bashkim Iseni nuk ka pranuar, vetëm se ishin shkruar nga ne.
Një individ i pavarur mund të bëjë zgjedhjet personale, por një individ që jeton dhe pasurohet nga parja publike duhet të jetë unifikues dhe bashkëpunues, por 180 gradë ndryshe nga sa është destruktiv dhe profiter Bashkim Iseni.
Edhe projekti i ri balkans.ch që ka lançuar Bashkim Iseni në korrik të këtij viti bie erë shkelje të ligjit nga pozitat e klientit tek tutori.
Bashkim Iseni tek albinfo.ch ka deklaruar se projekti i ri i quajtur balkans.ch, me moton “Udhëto për të kuptuar”” “do të ofrojë udhëtime të gjatësisë së ndryshme për klientelë akademike dhe profesionale të Zvicrës, Evropës në IRJ të Maqedonisë, Shqipëri dhe në Kosovë, të cilëve gjatë vizitave do t’ju ofrohen takime me vendimmarrës, liderë politikë e kulturorë, në mënyrë që evropianët e interesuar të njohin më mirë Ballkanin”!!!!”
E kuptoni lidhjen e Bashkim Isenit me politikën! Bashkim Iseni do t’i peshkojë figura akademike të Europës që t’i çojë dorekt në grepat e politikberesve shqiptarë.
Me pak fjalë projekti balkans.ch që drejton Bashkim Iseni, synon që t’ua shplajë trutë akedemikëve europianë duke i çuar direkt si cjapi tek kasapi !
Bashkim Iseni flet për projekt, por nuk tregon se cila është vlera e këtij projekti, kush paguan, është prapa tij dhe si e akaparoi projektin Bashkim Iseni!
Meqë në projektin e ri balkans.ch përfshihen takime me liderë te politikës shqiptare, atēhere supozohet lehtë se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë donatorët me pare publike të Bashkim Isenit, çka s’le pikë dyshimi për abuzim.
Tirana dhe Prishtina i japin paret klientit të tyre Bashkim Iseni, që ky me rrjetin e vet të mbledhin e zgjedhin ca akademikë dele të Europës që t’i drejtojnë sipas qejfit të Vëllezërve të Mëdhenj, Rama-Thaçi, që akademikët në fund të dalin me perfundimin se “Shqiperia dhe Kosova janë bahçe me lule në zemër të Europës dhe udhëhiqen nga liderë mendjendritur dhe me integritet shembullor, ndërsa populli jeton në kamje dhe siguri”.
Projekti mban erë i gjithi korrupsion. Drejtohet nga qeveritë përkatëse përmes përfaqësive të tyre në Zvicër.
Tregues i standardit abuzues në projektin balkan.ch është përfshirja në rrjet e klientelizmit politik me format performance zero. Bashkim Iseni ka si bashkepunëtore një zonje që ka ardhur në Zvicër përpara 2-3 vjetësh, e martuar sipas saj me një shqiptar të Kosovës, me dokumenta të perkoheshme, e cila ka punuar deri tani vone si guvernante në një hotel në Lozanës, pa asnjë background profesional, që tani katapultohet si pjese e projektit!
Maxhoranca ne Tirane ka votuar me ngut ligjin per diasporen me qellim financimet në rrjetin klientelist. Edi Rama dhe hashim Thaçi i japin diasporës pare jo për t’i shëbyer komunitetit por për shërbim të dy sulltanëve, duke shkelur çdo standard demokratik.
Kērkoj zbardhjen dhe transparencën e projektit balkans.ch sepse ka të dhëna të mhaftueshme që abuzon me paren publike. I kërkon edhe opozitës në Tiranë e Prishtinë që të hulumtojnë për paret dhe projektet që shkojnë në diasporë sepse komuniteti nuk sheh asnjë përfitim nga këto pare!
(Nesër do të lexoni: Nga kush u pagua albinfo.ch për revistën kushtuar turizmit të Shqipërisë “Shqipëria përtej bregdetit” që ka filluar ta shpërndajë gratis prej muajit shtator nëpër shoqata dhe ambasadat e konsullatat shqiptare në Zvicër?)
————————————–
PS Teksti më poshtë është marrë nga albinfo.ch
Zhvillim Balkans.CH: Udhëto për të kuptuar
Albinfo.ch, Balkan Natural Adventure dhe kompania zvicerane e menaxhmentit 3 Levels (www.3levels.ch ), kanë nisur një projekt të ri i cili synon ofrimin e shërbimeve të udhëtimeve studiuese në Ballkan me qëllim që evropianëve tu ofrohet mundësia për të njohur dinamikat politike dhe kulturën ballkanike nga afër.
Projekti i quajtur balkans.ch, nën moton “Udhëto për të kuptuar” do të ofrojë udhëtime të gjatësisë së ndryshme për klientelë akademike dhe profesionale të Evropës në IRJ të Maqedonisë dhe në Kosovë, dhe gjatë kësaj vizite do të ofrohen takime me vendimmarrës, liderë politikë e kulturorë, në mënyrë që evropianët e interesuar të njohin më mirë Ballkanin.
Për këto produkte janë bashkuar dy kompani dhe një organizatë jo qeveritare në mënyrë që të ofrojnë resurset e veta për të bërë këto vizita sa më produktive. albinfo.ch e angazhuar për përmirësimin e integrimit të migrantave shqiptarë në Zvicër si dhe për zhvillimin e vendeve të Ballkanit, është kyçur me rrjetin e vet të njerëzve në Zvicër dhe atyre në Kosovë.
Bashkim Iseni, drejtor i albinfo.ch ka thënë se këto udhëtime “do të japin informata thelbësore për njerëzit e Zvicrës dhe secilit evropian që dëshiron të bashkohet në mënyrë që migracioni shqiptar në këto vende të kuptohet më mirë nga vendimmarrësit, akademia dhe shoqëria civile”. “Ne besojmë se shoqëritë mund të afrohen vetëm kur ato e njohin njëra tjetrën më mirë, dhe ne përmes këtij produkti do ta bëjmë këtë”, ka shtuar ai.
balkans.CH ofron vizita të organizuara në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, ku vizitorët do të mund të mësojnë shumë për vendet e Balkanit dhe pastaj të jenë më të afërt me migracionin.
Partneri tjetër balkans.CH, Balkan Natural Adventure (BNA), që është një kompani kosovare, partneritet i investimeve nga Zvicra dhe atyre kosovare, do të ofrojë dijeninë e vet mbi ofertat në Bjeshkët e Nemuna që përfshijnë prezantimin e mentalitetit malësor të shqiptarëve.
“Komenti më i mirë që kam marrë nga një zviceran është: malësorët në tërë botën janë të njëjtë”, ka thënë Virtyt Gacaferri nga BNA. “Këtë ma tha një turiste zvicerane që kaloi dy ditë në luginën e Valbonës, prej nga u kthye e magjepsur”, ka shtuar ai.
BNA është kompani e re e krijuar në Kosovë nga përsona që tash një kohë janë të përfshirë në bjeshkatari dhe udhëtime. Kompania ofron shumë udhëtime për tregun e brendshmë të Kosovës dhe për organizatat e huaja në Kosovë.
“Një klient i imi ishte shume i ngazëllyer që do të vinte në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Unë ja dërgova librin Prilli i Thyer si dhuratë nga kompania para se ai të vinte. “Pas leximit klienti më tha se ai është edhe më i interesuar për këtë kulturë”, a shtuar ai. “Kjo dëshmon se kuyereshtja për kulturën tonë do të rrisë turizmin në Kosovë dhe do të përafrojë kulturat”.
“Për ne do të jetë një sidë dhe një kënaqësi që artin e menaxhmentit ta shtrijmë edhe ne fushën e udhëtimeve sidomos të këtij lloji”, ka thënë Nderim Salihi nga www.3levels.ch . “Nuk kemi asnjë dyshim se do e bëjmë punën më së miri që është e mundur, dhe pak më mirë”, ka shtuar ai.
Udhëtimet do të fillojnë në shtator 2015 në grupe prej 5 deri 10 persona. Këto grupe nuk do të shoqërohen nga guidat turistike, si dhe nga personalitetet te gazetarisë apo të shoqërisë civile. Asnjë grup nuk do të ketë përvojën e njëjtë pasi udhëtimi do të jetë një diskutim për Ballkanin, e jo një udhëtim për të bërë një foto dhe për të treguar se ke qenë aty.
Të gjitha shërbimet do të jenë të klasit të lartë, duke u koncentruar në përmbajtje e jo vetëm në formë. Vizitat do të përfshijnë institucionet nga bashkësitë fetare në Maqedoni, partitë politike, organizatat, mediet, vendimmarrësit si dhe thjesht qytetarë të Kosovës që do të ofrojnë mikpritje. Rëndësi e veçantë do tu jepet lidhjeve me Zvicrën pasi që projekti është i bazuar në shtetin helvetik.
Vizitat e para do të fillojnë në shtator. Për më shumë informata konsulto sajtin balkans.ch.
https://www.albinfo.ch/balkans-ch-udheto-per-te-kuptuar/
Komentet