Artan Çuku, ish-drejtori i policisë Vlorë mbeti sonte ne mbremje viktimë e një atentati me armë zjarri, vetem 50 metra larg nga banesa ku edhe jeton ne Tirane.
Ai ka mbajtur poste te rendesishme ne Policine e Shtetit ne nje karriere 16 vjecare.
Por eshtë liruar nga policia në qershor të vitit 2014 me urdher te Artan Didit.
Arsyeja qe u dha ishte: per shkurtim funksioni organik dhe pamundesi emerimi ne nje vend tjeter.
Artan Didi dha urdher per lirimin e tij nga detyra bashke me nje grup tjeter oficeresh te Drejtorise se Pergjithshme te Policise.
Ne kohen qe u lirua nga puna, ai ka qene oficer ne Policine e Shtetit.
Personat e përjashtuar nga puna ishin:
Tonin Voci ish drejtor i krimeve të rënda në DPPSH (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit)
Artan Cuku ish drejtor i policisë së Qarkut Vlorë
Arjan Bozhgaj ish drejtor i policisë në Fier.
Nikolin Bala ish drejtor i operacionales në DPPSH
Astrit Halili ish drejtor i standardeve profesionale
Sipas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi ndaj këtyre punonjësve të policisë ndërpriten marrëdhëniet financiare që nga data 1 Qershor 2014.
Këto shkarkime vinë në një moment që shoqata të ndryshme po kundërshtonte me forcë largimet nga policia.
Policët kërkuan:
1- Anullimin e Urdhrave te Drejtorit te Përgjithshëm dhe rikthimin në detyrë teë punonjësve te policisë të liruar padrejtësishte nga detyra .
2- Ndërprerjen e lirimeve të kundraligjshme nga Policia e Shtetit .
3- I kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të ushtrojë autoritetin që I jepe ligji dhe të mbajë Organizatën e Policisë jashtë ndikimit politik dhe krahinore .
4- Pastrimin e Organizatës së Policise nga punonjës policie të inkriminuar.
Cuku ka qene edhe shefi i Antitrafiqeve ne Drejtorine e Policise se Vlores, shef krimesh ne Tirane, Shkoder, Fier.
Cuku ka qene edhe zv.drejtor i Krimeve ne Policine e Tiranes para se te emerohej drejtor ne Vlore.
Komentet