Një lajm i hidhur mbriti, shuhet një personalitet serioz dhe krejt i mëvetshëm, juristi dhe pedagogu themeluesi i Universitetit Luarasi, profesor dr Aleks Luarasi.
Kishte disa kohë qe iu shfaq një semundje e pasherueshme.
Para pak muajsh e telefonova qe t’i dhuroja librin tim, folem gjate, u çmallëm kujtuam kohen kur punuam bashke, ato bisedat çdo te hene në zyren e tij ku shkembenim mendime dhe ide per punen dhe per problemet nga me te ndryshme te shoqerise.
Ja dergova librin me Arbrin te birin, por ato dite ishte shtruar befasisht në spital e megjithate me telefonoi me uroi dhe me falenderoi dhe lexoi vetem disa nga faqet e para.
Kur te behem me mire me tha do ta lexoj me shume deshire…
Sot ai iku, u nda nga familja dhe nga miqt, nga koleget dhe studentet e Universitetit Luarasi.
Ai dha shembullin se si mund te ndertohet dhe te mbahet bazuar vetem te vlerat nje institucion i Arsimit te Larte.
Kontributi i tij në fushen akademike dhe ate te kerkimit shkencor jane te spikatura.
Studimi i tij në lidhje me organizmin e shtetit në perjudhen e Skenderbeut eshte nga studimet me te mira.
Edhe disa nga botimet e tjera perbejne kontribute shkencore.
Të bente ta admiroje per qetesine e tij ne komunikim, vetpermbatjen, seriozitetin dhe shpirtin paqtues.
Profesor Aleksi ishte dhe mbetet nje model miresie dhe intelektualizmi serioz, larg zhurmes dhe pozicionimeve preferenciale partiake…
Profesor nuk harroj takimin tone në korrik 2006 kur te fola per studimin tim në fushen e antropologjise dhe se si ju me aq kurajo lenden e Antropologjise sociojuridike dhe Globalizmin e perfshit në kurrikulen universitare…
E kam te gjalle udhetimin tone në Hungari dhe takimet qe beme si ne Universitetin me te madh te Budapestit dhe në Akademine e Shkencave, aktivitetet qe kemi realizuar në universitetin Luarasi.
Ju ishit nje mendjehapur, kurajoz dhe tejet i kulturuar, nuk harroj bisedat tona per artin, leteresine dhe teatrin, …kam mesuar shume nga Ju…!
Nga sot nisesh në amshim , por emri dhe kontributi yt mbetet.
Te gjithe studentet qe jane diplomuar dhe ata qe do te diplomohen tek Universiteti Luarasi…në diplomen e tyre krahas fjales Luarasi do shtojne dhe fjalen Prof Aleksi..Lamtumire Profesor…! Respekt i thelle per Ju ! Të qofte dheu i lehte dhe Parajsa hap dyert nga sot per Ju !
Miku yt Përparim…
22 nentor 2021
Komentet