U bënë tash shumë vjetë që kur në mjetet e informimit masiv në Dardani, u hodh në qarkullim ideja e “ekzistencës së kombit kosovar”. Këtë ide, sa idiote, aq edhe armiqësore, e pati hedhur në qarkullim Profesori Nexhmedin Spahiu. Asokohe pata menduar se ky farë profesori është pjesë e aradhes së agjentë-argatëve të Serbisë në Dardani dhe në këtë mes nuk kishte asgjë për t’u habitur. Sepse dihet që mercenarizmi, tradhtia e disa shqiptarëve të shitur, në shërbim të armiqve tanë të tërbuar tradicionalë serbogrekë, është një virus i mallkuar me aftësi të jashtëzakonshme mbijetese në organizmin e tyre. Pra, edhe në rastin e Profesorit Nexhmedin Spahiu, autorit të shpikjes së “kombit kosovar”, nuk kishte asgjë të çuditshme: ai po kryente detyrën e vet, si agjent i Beogradit. Dhe nënkuptohet që agjentët shqiptarë në shërbim të armiqve të huaj, domosdo që janë varrmihës të kombit të vet, sepse për ta është shumë më e shtrenjtë ylefeja që u paguajnë armiqtë në fjalë, sesa atdheu, kombi nga kanë origjinën.
Nuk e quaj të arsyeshme të ndalem në dallimet mes kombit dhe shtetit, sepse këtë problem e kanë trajtuar analistë të tjerë, si historiani i talentuar dhe specialisti i së drejtës ndërkombëtare, Akademik Prof.dr. Mehdi Hyseni, i cili ka bërë sqarimet përkatësesa herë që Profesor Nexhmedin Spahiu, pasi ngopet së kulloturi në grazhdin serb, del e pëllet breg më breg për shpikjen e “kombit kosovar”.
Me kalimin e viteve, ky profesori Nexhmedin Spahiu, si argat i regjur i Beogradit, pati shkruar dhe botuar disa libra-paçavure, kushtuar shpikjes së”kombit kosovar”. Me sa kam dijeni, ai hodhi në qarkullim paçavure të tilla, si, fjala vjen, “Drejt kombit kosovar”, Mitrovicë, 2004; “Foshnjëria e kombit kosovar”, Prishtinë, 2014; “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”, Prishtinë, 2021, etj.
Megjithatë, në bindjen time se Profesori Nexhmedin Spahiu është agjent-argat i Serbisë, paskam qenë i gabuar.Sepse e vërteta rezultuaka krejt ndryshe.Ai nuk qenka agjent-argat i Serbisë, ai qenka armik i betuar i Dardanisë.Kisha dëgjuar dhe herë-herë edhe ndjekur në mjetet e informimit masiv se Profesori Nexhmedin Spahiu ftohej për intervista në studio televizive serbe. Prandaj u interesova te miku im dardan, Profesor dr. Mehdi Hyseni, nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve, i cili mund të më ndihmonte me ndonjë burim nga mjetet e informimit masiv të Serbisë, në të cilat shkruhet për Profesorin Nexhmedin Spahiu. Dhe Profesor Mehdiu, si një intelektual tepër korrekt, më dërgoi një artikull të gazetës serbe “Politika”, të datës 01 shtator 2007. Artikulli titullohet:
Albanski političari s Kosova
putuju s pasošima SAD i Unmika
Nga ky artikull kam shkëputur vetëm dy paragrafët e fundit, ku flitet për Nexhmedin Spahiun. I jam shumë mirënjohës Akademikut Prof.dr. Flori Bruqi për përkthimin e titullit të gazetës dhe të dy paragrafëve të fundit. Materiali i përkthyer fillon me citimin nga ana e gazetës të fjalëve të Nexhmedin Spahiut:
Gazeta serbe “Politika”
1 shtator 2007
Politikanët shqiptarë nga Kosova udhëtojnë me pasaporta amerikane dhe të UNMIK-ut
“Jam i martuar me një shqiptare dhe e kam pasur të lehtë ta marr pasaportën. Në fund të fundit, me dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut,kam kaluar tranzit kudo në botë dhe kur është fjala për viza, duke pasur parasysh që jam në gjendje të mirë me të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në vendet e tjera, nuk e kam të vështirë të shkoj atje”, – thotë Nexhmedin Spahiu, i cili kujton se dikur, në vitin 2005, kur kishte shkuar në Beograd, ku ishte i ftuar në një emision në një televizion të Beogradit, “ka kaluar lirshëm në vendkalimin kufitar -administrativ në Rudnicë, sepse askush atij nuk i kërkoi dokumente…”.
Në vërejtjen e gazetës (Politika) se nuk mund ta kalonte “kufirin” aq lehtë, më ftesën e zonjës Sonja Biserko në Beograd, Spahiu pohon se ftesën ia kishte dërguar ajo dhe se “ndoshta për këtë nuk i kushtohej vëmendje”.
Përkundër pretendimeve të Spahiut, i cili përndryshe është një “përkrahës i Kosovës së pavarur”, gazeta arriti të marrë informacionin se ky analist politik shqiptar posedon një dokument udhëtimi të Republikës së Serbisë, të lëshuar në Rashkë, të regjistruar me numrin e pasaportës 004607754.
Pasaporta e tij është lëshuar më 27 janar 2005. Pikërisht vitin kur ai pretendoi se “ka kaluar pikëkalimin administrativ të Rudnicës” kur asnjë nga shërbimet e policisë dhe doganave nuk kontrollohej nga askush”.
Pra, Profesor Nexhmedin Spahiu qenka edhe shtetas serb. Nuk ka asgjë të keqe kur bëhesh shtetas edhe i një shteti tjetër, duke u pajisur me pasaportë.Por Serbia nuk është shtet si çdo shtet tjetër.Sepse ajo është armike tradicionale e mbarë kombit shqiptar në përgjithësi dhe e Dardanisë në veçanti.Se të kërkosh të marrësh shtetësinë e një vendi armik, do të thotë të shndërrohesh në ushtar të atij vendi dhe të rreshtohesh kundër vendit nga e ke origjinën.Prandaj Nexhmedin Spahiu duhet të dëbohet nga Dardania dhe të dërgohet në Serbi. Kjo për arsye se në Serbi ai nuk do t’i shkaktojë ndonjë dëm Dardanisë, se atje do të radhitet përkrah egërsirave fashiste serbe dhe do të vazhdojë të lehë në kor me to kundër kombit tonë, ashtu siç kanë lehur dhe vazhojnë të lehin gjatë më shumë se një shekulli. Por në Dardani Profesor Nexhmedin Spahiu është shumë i rrezikshëm, sepse me propagandën e tij thellësisht armiqësore për shpikjen e “kombit kosovar”, ai përbën një vatër shumë të rrezikshme infeksioni, me të cilin ka helmatisur dhe vazhdon të helmatisë edhe një takëm njerëzish, të zhveshur nga çdolloj morali dhe dinjiteti kombëtar.Pra, nëse nuk dëbohet për në Serbi, duhet të merret në ndjekje penale për propagandë antikombëtare, proserbe.
Para disa vjetësh, Profesori Nexhmedin Spahiu, si shtetas serb, ishte ftuar për intervistë në studion e televizionit shtetëror serb RTS, ku kishte përballë ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Në mjetet e informimit masiv u dha njoftimi në vijim:
“Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse nuk pranohen në Bashkimin Europian.
Gjatë diskutimit, analisti Nexhmedin Spahiu tha se deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën ndikimin e drogës.
Këto akuza, të cilat bënë bujë në mediumet dhe gazetat serbe, Spahiu i bëri në RTS, televizionin shtetëror serb, te cilin e kishte bombarduar NATO për propagandë antinjerëzore në vitin 1999 (Citohet sipas: “Nexhmedin Spahiu në Serbi thotë se Edi Rama merr drogë” .Faqja e internetit “lajmi.net”. 20 maj 2017).
Një sulm të tillë kundër kryeministrit Rama mund ta bëjë vetëm një fashist serb, jo një shtetas shqiptar. Por Nexhmedin Spahiu, duke pasur shtetësi serbe, ka veshur mantelin e një fashisti serb.
Katër vjet më vonë, Profesori Nexhmedin Spahiu pati lëshuar deklaratën në vijim:
“Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia”(Citohet sipas faqes së internetit “ekonomia online”. 24 korrik 2021).
Edhe kjo deklaratë e ka frymëzimin në mjedisin fashist serb, ku Profesori Nexhmedin Spahiu ndihet si në shtëpinë e vet. Se një intelektual shqiptar, me rrënjë dhe me taban të shëndoshë kombëtar, nuk mund ta lëshojë kurrsesi një deklaratë të tillë. Kjo për arsye se një bashkëkombas dardan, me brumosje të shëndetshme nacionaliste, mund t’i drejtohetme pyetjet në vijim:
“Çfarë duhet t’i japë Kosova Serbisë, ore faqezi, ore turpi i mbarë kombit shqiptar? Harrove, ore i pafytyrë, se sa borxhe i ka Serbia Kosovës pas gjithë atyre mizorive, shkatërrimeve, vrasjeve dhe poshtërimeve që kreu në fundin e viteve ’90 dhe deri tani nuk është penduar për asgjë absolutisht? Paç faqen e zezë dhe turpi të mbuloftë në jetë të jetëve, ty dhe bashkëmendimtarët e tu!”.
Kaliforni, 04 maj 2023