Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës
VOAL – “Ukraina në këtë pikë nuk mund të bëjë shumë, por është paksa një problem i përsëritur që nga viti 2014 me aneksimin e Krimesë dhe në thelb, në aspektin gjeopolitik, që nga fundi i Bashkimit Sovjetik më 1991.” Kështu thotë historiani i Universitetit të Gjenevës Eric Aunoble, specialist në vendin e Evropës Lindore. “Ukraina – thotë ai – nuk është në gjendje të marrë vendime, të tjerët po i marrin ato në vend të saj. Tani Rusia po e bën atë në mënyrë shumë agresive, por edhe kur Perëndimi e ftoi Kievin të afrohet me Bashkimin Evropian dhe me Aleancën Atlantike, në njëfarë kuptimi, u tall me ukrainasit .”
Presidenti Volodymyr Zelensky përmend prishjen e mundshme të marrëdhënieve diplomatike me Moskën, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkon atij të shmangë provokimet. “Zelensky, në pozicionin e tij, është i detyruar të rrahë grushtat në tavolinë”, shpjegon Aunoble, “por kushdo që duhet ta mbështesë, i thotë të mos e bëjë shumë fort.” Kjo tregon se “ai nuk ka shumë karta në dorë. Ai u zgjodh në bazë të një programi pajtimi me Rusinë, por u kap në befasi jo vetëm nga Kremlini, por nga ata sektorë më nacionalistë në Ukrainë që nuk donin të zbatohen, për shembull, marrëveshjet e Minskut.”
Pastaj është çështja e gazit: Gjermania ka pezulluar autorizimin për gazsjellësin Nord Stream 2, i cili tashmë ka përfunduar, por ende nuk është në funksion. Përsëri, Kievi varet nga vullneti i Berlinit dhe “ka një interes më të menjëhershëm këtu: tubacioni aktualisht në përdorim kalon përmes Ukrainës dhe e drejta e tranzitit i kushton Moskës 2.5 miliardë dollarë në vit, një mjet i presionit rus mbi ukrainasit dhe klientët evropianë, por edhe një instrument presioni nga ana tjetër”, kujton Aunoble. rsi-eb
Komentet