Çka të marr dhe çka të lë? Si të lësh kur ke shumë për të marrur nga Nënkryetari i LDK-së, nga bashkëpunëtori më i ngushtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova? Ke shumë për të marrur nga akademiku, profesori, shkencëtari, filozofi, publicisti, politikani dhe, mbi të gjitha, nga i urti i zjarrtë, që kurrë nuk u ndal në luftën e tij, për çlirimin e kombit shqiptar dhe për pavarësinë e shtetit të Kosovës, gjërsa ra në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë.
Duke respektuar konceptin organizativ te kësaj Akademie, për këtë rast kam zgjedhur tri kohëra dhe tri përjetime.
Takimi i parë
„Ban edhe pa serbisht“
Dita e parë me Profesor Fehmi Aganin.
Vëndi: Salla e amfiteatrit në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Klientela: Studentët e gjeneratës së parë, Dega Filozofi-Sociologji të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (1973). Salla e mbushur përplot, më djemë dhe vajza. Të gjithë kurreshtarë dhe te veshur, siç thuhet, “si për dasëm”.
Tema: Rëndësia e studimit të filozofisë dhe sociologjisë, sfidat dhe vështirësitë.
Ne podium, para nesh, erdhën dy profesorë. Njëri prej tyre të lënte përshtypjën e një njeriu neutral, në shiqim të parë, pak sa i përmbajtur, por shumë miqësor dhe dashamirës, njeriu i cili reflektonte një mesazh të mirëseardhjës dhe besimit në sukses.
I pari foli sociologu, Profesor Hajredin Hoxha. Nga kohëzgjatja dhe prezantimi i tij, kuptuam, përpos tjerash, se me çfarë veshtirësish dhe sfidash do të përballemi në vijim të studimeve. Disa edhe u ftohën pak. Veç tjerash, u përmend edhe literatura, e cila, atë kohë, mungonte në gjuhën shqipe. Profesor Hajredin Hoxha përpos tjerash, theksoi se duhet me e njoftë mirë serbishtën. Disave, qe nuk kishin njohuri nga kjo gjuhë, u ra „nuri i dekës“.
Pas pak, gjatë një pauze, disa studentë e rrethuan Profesor Fehmiun, i cili, me durim, iu përgjigjte pyetjeve që studentët nuk patën rast të ia bënin Prof. Hajredin Hoxhës. Një student, si në shaka, iu drejtua Profesor Fehmi Aganit: Profesor, unë po e la këtë punë krejt, se asnjë fjalë serbisht nuk e dij. Ne, që ishim rrethu afër Profesorit, heshtëm. Profesori iu afrua atij „frikacaku“ dhe, duke qeshur, iu drejtua: “Jo, jo, bënë edhe pa serbisht, ka libra edhe në gjuhë tjera, si në shqip, kroatisht, gjermanisht, anglisht etj!” Të gjithë qeshëm. Mesazhi ishte i kjartë!
“Të keshë të drejtë dhe ta fitosh, duhet shumë punë, shumë dije, duhet durim, shumë guxim dhe gadishmëri të madhe për sakrificë”.
Në prag të përfundimit të studimeve të mia në Degën e Filozofi- Sociologji, duhej dhënë, para se të mbrohej punimi i diplomës, edhe një provim më shkrim.
Sa me kujtohet, atë ditë, si mundësi na u ofruan tri tema. Por njëra që më pëlqente shumë ishte: „E drejta e kombeve për vetëvendosje“. Unë zgjodha këtë temë! Pas analizave të shumta krahasimtare që bëra rreth kësaj teme, konkludova se ne, si shqiptarë, që etnikisht përbëjmë shumicën absolute në territorët ku jetojmë, që gjeografikisht përputhëmi më gjysmën tjetër të të njëjtit komb, që historikisht jemi ndarë me dhunë, nga pjesa e tjetër e kombit shqiptar, kemi të drejtë në vetëvendosje, deri në shkëputje.
Pas disa ditësh, Profesor Fehmi Agani, me ftoi ne një bisedë, rreth këtij punimi dhe siç thuhet, „u hap“ ma shumë. “Anton, a e dinë pse të kam thirrur”, më tha Profesori? Unë shtanga. “Të kam thirrur, lum Antoni, për temën që ke zgjedhur, si punim me shkrim. Temën për „Vëtvendosjën“, vazhdoi Profesori, e ke shtjelluar shkelqyeshëm. Në disa nuanca, ndoshta, ke mujtë me qënë pak më abstrakt. Për notë, nuk po flasim. Dua të ndalëm vetëm në përfundimin dhe mesazhin që ke derguar. Ai më ka pëlqy shumë. Më vjen mirë kur një student i yni shtjellon dhe mendon kështu. Ky mesazh, aq sa ka vlerë teorike, për ne, ka më shumë vlerë politiko-praktike. Kur të fillojsh punën, besoj se do të punojsh më nxënës, kësaj teme kushtoi hapsirë dhe kujdes të shtuar. Është shumë me dobi, për nxënësit, për prindërit, për kombin në përgjithësi. Siç është e ditur, vazhdoi Profesori, ne, na kanë ndarë padrejtësisht dhe kemi shumë punë për të bërë. Mos harro, vazhdoi Profesori: “Të keshë të drejtë dhe ta fitosh atë të drejtë, duhet shumë punë, shumë dije, shumë durim, shumë guxim dhe gadishmëri të madhe për sakrificë”. Nuk fola asnjë fjalë. U zhyta thellë në mëndime. Kjo ishte dhurata, këshilla më e mirë, përgjatë jetës studentore. E mora si amanet dhe e lëndëzova në mësimdhënie ndër vite.
Në vitet e `90-a, kur u formua LDK-ja, unë, studenti i Fehmi Aganit, pata fatin të jem krah Tij, krah Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugovës, krah Profesor Anton Çettës si dhe krah shumë burrave dhe grave, që punuan dhe luftuan për Liri, Pavarsi dhe Demokraci….!
„Nuk kam nevojë me u mbrojtë nga askush“
Në vazhdim të viteve të 90-ta, disa zëra të ligjë, nga radhët e LDK-së, në vend që të japin kontributin e tyre intelektual, politik dhe institucional për shtetin e Kosovës, filluan të hudhin shtizat e tyre helmuese, përpos tjerash, edhe kundër Profesor Fehmi Aganit. Kryeministri i Republikës së Kosovë në egzil, asokohe, akuzonte Profesorin se ai është “autonomist”. Kjo deklaratë e tij shkatoi indinjatë të thellë, posaçërisht te anëtarësia e gjërë e LDK-së dhe jo vetëm. Unë, në cilësinë e nënkryetarit te LDK-së, që, veç tjerash, isha përgjegjës për organizim të brëndshëm të LDK-së, duke shprehur edhe shqetësimin e antarësisë së gjërë, luta Profesorin që t`i përgjigjet këtyre shpifjeve.
Profesori argumentoi se ai, “as personalisht, as intelektualisht, as politikisht, nuk ndinë asfarë nevoje të deklarohet rreth këtyre shpifjeve. “Lum Antoni, më tha Profesori. Prej kur kam qëne student e deri me sot, unë, Fehmi Agani, me shkrimet e mia, jam angazhuar për avancimin e të drejtave tona kombëtare, si ato politiko-juridike, ashtu edhe ato kulturoro-gjuhësore. Politikisht, vazhdoi Profesori, duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos të lëndojmë pritjet e popullit tonë, i cili kërkon dhe pret që ne të punojmë bashkë dhe të mos i japim argumente Serbisë se jemi të përçarë”, – shpalosi kujtimet e tij Profesor Anton Kolaj, për pedagogun dhe bashkëpunëtorin e tij, Akademik Fehmi Aganin.
“Në vijim, u lexua telegrami përshëndetës, i kryetarit të LDK-së, Akademik Isa Mustafa, i cili, ndër të tjera, shkruan: “Në pamundësi për të qenë pjesëmarrës në këtë Akademi Përkujtimore, për akademikun tonë të nderuar Fehmi Agani, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia të përzemërta dhe konsideratat më të larta, për të gjithë pjesëmarrësit. Akademik Agani, përveç filozof dhe sociolog i shquar, ishte politikan i përmasave ndërkombëtare, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, në ditët më të vështira, kur populli shqiptar i Kosovës përballej me aparteidin. Akademiku jonë Agani ishte njeri i urtë, por i pathyeshëm në idealin e tij, për të drejtën e Kosovës, që të frymojë e lirë. Sot Agani është model në politikbërje, atdhedashuri, konsistencë politike dhe zgjuarësi. Ai padyshim ishte personaliteti më unifikues i skenës politike në Kosovë dhe kjo ishte njëra nga arsyet që armiku nuk e dëshironte të gjallë. Mungesën e Aganit e ndien edhe sot skena politike në Kosovë. Ju falënderoj për respektin që po i bëni Akademik Aganit.
Lavdi jetës dhe veprës së profesor Aganit”.
Komentet