Në daten 1 Janar hyn në fuqi ligji për tatimin e profesioneve të lira , ligj që më 2019 një analogji e këtij niveli u rrëzua nga gjykata kushtetuese por zhurma e kompleksit Partizani ( me leje te firmosur nga Edi Rama dhe me kthim destinacioni nga Edi Rama ) dhe SPAKRAM vs Berisha është një zhurmë që filloi dhe nuk pushon për arsyen e thjeshtë sepse jepet leje ndërtimi dhe ndërrim destinacioni i kompleksit Dajti , gjë qe u shua si zhurmë menjëherë, dhe dje plas taksa për profesionet e lira , keto profesione do paguajnë deri ne 23 përqind tatim , ndërkohe që bizneset multimilionëshe paguajnë vetëm 8 përqind , ndërsa termi investitor strategjik tatimi ēshtë zero. Pra lufta që Rama ka është pikërisht lufta me shtresën e mesme e cila kudo në botë është rregullatori i shoqërise dhe shtetit .
A bëhet kjo vetëm për eleminimin e plotë të shtresës së mesme ? Mendoj jo vetëm për këtë, qëllimi është akoma më i madh , shpopullimi dhe zhbërja e shqipërisë , shpopullimi edhe nga ata që bëjnë nacionalistin duke bërë sorrën me duar sepse shqiponjën e kanë vrare me kohë dhe e vrasin sipas qefit , dhe nacionalistë janë vetëm nëpër stadiume edhe në tik-tok .
Askush nuk hap gojë , rrinë si dele në vapë sepse kanë akoma teorine që nuk na lënë fuqitë e mëdha. Cilat fuqi o pellazgë ? Fuqia e ambasadores amerikane Kim që i bëri fresk dhe reklamë Ramës, Ahmetajt , Veliajt , madje guxoi sa ti kërkojë Ahmetajt edhe luftë kundër korrupsionit , e ndërkohë tufa hesht. Tallja me një popull vazhdon. Kur tallet i huaji mire po kur tallet i yti është nxire , dhe kjo tallje vazhdon edhe kur duhet të paguajmë 10 herë më shumë se sa të gjitha firmat piramidale
( që u mbyllën me urdhër amerikan se ashtu ishte një punë ), mjafton ai të mos jetë, se ai ka bërë, ai ka bërë gjëma , ai ka bërë……….. , dhe portalet e mediat e propagades vjellin cdo gjë pa fakt . Por a do jenë më mbështetëse këto portale e media me ligjin e ri për tatimet ? Aty thuhet qartë……
Aktivitet i shërbimit të informacionit ,
Pra dele të dashura , gazetaria është informacion mer dhe jep informacion , sepse nuk besoj se e ka vënë për zyrat e informimit të vëndeve turistike.
Tani meruni me SPAKRAM dhe paguani haraçin deri në qindarken e fundit .