Voal po ju sjell fjalën e Prof.Romeo Gurakuqit mbajtur sot, me date 1 qershor 2017, ne Sheshin “Nene Tereza” , Shkoder, në takimin që filloi në orën 19:00 si komunikimi i pare me bashkeqytetaret
Te nderuar Qytetarë të Shkodrës
I lindur dhe i rritur ne kete Kryeqender te Shqipnise, ne kete kryeqender te formes ma te nalte te demokracise, e vetedijshme dhe e orientume ne çdo kohe veshtiresijet dhe lulezimit, ashtu si e gjithe familja ime, qe prej kohesh qe nuk mbahen mend.
I rritun ketu, i formum ketu, i frymezum ketu prej andrrash qe gjenin pejsazh vetem ne Shkoder, i punesuem per vite me rradhe si mesues e ma vone si lektor ne universitetin e Shkodres, “Luigj Gurakuqi”, frekuentues i rregullt i te gjithe hapsines qytetare dhe rrethinave te ketij qyteti,
I bekum prej Zotit me shpirtna intelektualesh, artistesh, sportistesh, politikanesh e njerezish te thjeshte qe kane mbajten ndeze pishtarin e qytetarise edhe ne kohnat e sundimeve.
Tuj pase parasyshe çka thashe ma siper, nuk kisha se si me ju pergjigj veçse pozitivisht fteses per te kene perfaqesuesi e zani i juaj ne parlamentin e ri shqiptar.
Kam bindjen se Shkodrant e miratojne zgjedhjen teme per me kene i rreshtuem ne krahun e forces politike qe po udheheq shnderrimin e Shqipnise te marrun peng prej korrupsionit, prej krimit, prej ilegalitetit, prej diferencimit krahinarist te pajustifikuem ne administrim, drejt Republikes se Re, te qytetareve te lire, te ligjit, te ndarjes se pushteteve, te cilat nga shtatori e ne vijim do te burojne nga nje nominim i perfaqesuesve, permes votes se drejteperdrejte te qytetareve.
Ky shnderrim qe Zoti Basha eshte zotuar ta udheheqe pa u lekund prej kohesh, e ka burimin ne thirrjen tuaj, ne frymen qe lindi dhe u kultivua prej jush, ne krahun qe perqafuat e nuk e braktiset asnjehere, ne krahun qe i besuat te ardhmen edhe atehere kur shpresa ju trondit thelle, ne Republiken e Re te nje Shqipnie ne te cilen qytetaret trajtohen ne menyre te padiferencume.
Te dashtun miq!
Nuk mund te mos ndihem tejet i nderuem, te jem ne kete shesh ku asht rilind bashkimi i vetedijshem nderqytetare i Eterve tane te medhenj te Shkodres, qe perhere buron perparim.
Une vi ne kete auditor te gjane te qytetit tem te zemres, si çdo bashkeqytetar, si njeni prej jush, si nje studiues mes qindra te tilleve sepse kjo toke i linde vetvetiu, prej zemres, prej tharmit te ngjizun nder shekuj e prej thesarit qe natyra i ka dhane Labiatise tone hijerande.
Si nje njeri qe beson ne Zot, si nje njeri qe asht ne procesin e realizimit te aspiratave te veta profesionale, une nuk vi ketu sepse e kam gjetur vedin ne fund te rreshtit te zanatit tem, por, gjendem ketu sepse jam i frymezum nga thirrjet e shpirtit shkodran per shnderrimin e njemendte dhe perfundimtar te pushteteve publike ne nje demokraci ligjore dhe te qendrueshme.
Une mendoj qe sebashku me ekipin tone perfaqesues mund te vendosim nje shtylle qe do te qendroje drejte dhe ndershmerisht ne Shtet.
Zonja e Zotni!
Une e kam emnin tem, modestisht te krijuem prej vitesh studimi, diskursesh, dialogjesh e komunikimesh publicistike, akademike e ma gjate.
Une nuk kam nder mend me e perlye emnin tem duke ju premtue realitete te pamujtuna. Mue me dhimbset emni jem i krijuem me mund. Jam njeri i mesuem me fole me za te ulet mes miqsh, duke besu me te vertete ne ate çka po tham.
Nje premtim per sot e neser:
Do te jem ne anen e te gjithe atyne qe mendojne dhe punojne me besimin se Shqipnia do te bahet nji vend ma i mire, ma i drejte, toke e bekueme per te gjithe, vendi i shanseve te barabarta, vendi i andrres, se Rilindasve te Vertete Tradicionalist, Eterve te Medhenj qe mbajten gjalle frymen e jetes shtetnore.
Do te jem ne anen e atyre qe punojne per nje Shqipni serioze, qe nuk mund te jete produkt i vegimeve dhe karikaturave perçmuese, qe anashkalojne vuajtjet e mijera njerezve.
Do te jem ne anen e atyre qe do e reformojne Sistemin Politik, dhe qe do jene garantet e se nesermes ne menyre qe krizat e Korrupsionit, Krimit, Droges, Ilegalitetit masiv, Crregullimit institucional, Perplasjeve te kontrollueme nga establishmenti, te mos perseriten ma.
Une jam per nji operacion thelbesor te sistemit, per te cilin kerkohet nji nderhymje e mendueme, qi mund ta bajne thjesht edhe bukur, veç ata qe dijne edhe dojne, perkunder atyne qe edhe nuk dijne edhe nuk dojne.
Kjo kerkon nje konsensus nacional politik, te bazuem jo ne kompromise te paprincipta/pamoralshme por ne kompromise votimi te njejte te projektit te rindertimit te Shtetit, te Republikes, korigjimit te mençur te procesit zgjedhor, administrativ, shnderrimit ne bashkekohesi te partive politike, perfundimin logjik te Reformes ne Drejtesi.
A mund te bahet Shqipnia nji vend serioz me pozite dhe opozite qe konkurojne ne alternativat e perforcimit te Shtetit ne Liri?
Une kam besimin se po. Andrra jeme asht nji Shqipni me nje sistem politik funksional e te pergjegjshem .
Parlamenti duhet te bahet nje Keshill Kombetar i Eterve, qe na edukuan dhe na lane trashegim kete vend, qe ne duhet ta perforcojme e ta bajme Token e Kthimit per Mijera Emigrante qe jetojne me mendje ketu.
Ne fund, por thelbesore, Shkodra ne Shqipni, perfaqeson vendin qe i jep tonin progresist, perfaqeson token e kontrollueme nga dija dhe ligji,
Shkodra asht hapsine e paqte e pararojes nacionale.
Une besoj!
Kjo do te ndodhe, mbasi arti i ndertimit te qytetit e qytetarise, do te triumfoje nji dite mbi Maskat, Fasadat e Propagandat.
Une jam me ju!
Komentet