Dylli i veshit, sado i pakëndshëm të jetë është një pjesë integrale e shëndetit të organizmit.
Akumulimi i qelizave të lëkurës, vajrave dhe grimcave të tjera e mbron veshin nga bakteret dhe myku.
Për më tepër, dylli e mban veshin të pastër dhe të lëmuar.
Veshi i një njeriu të shëndetshëm vetëpastrohet nga dylli, por tek të moshuarit, dylli i veshit mund të lëjë pasoja serioze shëndetësore.
Sipas ekspertëve, prania e dyllit në vesh është normale dhe e shëndetshme.
Por nëse dylli merr përmasa përtej normales, atëherë situata nuk është e mirë.
Ndikimi I Dyllit Të Veshit Tek Të Moshuarit
Të moshuarit përballen më shumë me akumulimin e tepërt të dyllit të veshit.
Kjo ndodh për arsye të ndryshme.
Së pari, kujdesi dhe higjena personale tek kjo kategori është më e e pakët, gjë që nxit akumulimin e tepërt të dyllit të veshit.
Tek të moshuarit, dylli është i përtharë dhe krijon një lloj tape bllokuese për veshin.
Pasojat E Akumulimit Të Tepërt Të Dyllit Në Vesh
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org paralajmërojnë se akumulimi i tepërt i dyllit në vesh ndikon në cilësinë e dëgjimit dhe shkakton probleme me ekuilibrat.
Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë marramendje dhe prishje të ekuilibrit.
Kjo ndodh sepse veshi luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e njeriut.
Mekanizmat në veshin e brendshëm dërgojnë sinjale tek truri që rregullojnë lëvizjen e trurit.
Nëse të moshuarit preken nga kjo prishje ekuilibrash, ata e kanë më të lehtë të rrëzohen e të pësojnë fraktura të rënda, e më të vështirë të shërohen prej tyre.
Ekspertët shpjegojnë se dylli i tepërt në vesh shkakton edhe humbje të dëgjimit, sklerozë apo rënie të aftësive mendore.
Nga ana tjetër, aparatet e dëgjimit që përdoren nga të moshuarit e përkeqësojnë situatën me dyllin e veshit.
Humbja e dëgjimit si pasojë e dyllit të veshit dhe jo vetëm, ndikon edhe tek humori dhe mund të shkaktojë depresion.
Si Të Zgjidhni Problemin E Dyllit Të Veshit
Sipas këshillave mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit nuk duhet të përdorin kunjat e veshit për pastrimin e dyllit.
Ato janë gjëja më e keqe që njeriu mund të fusë në vesh.
Mjekët rekomandojnë ujë të ngrohtë gjatë dushit dhe tharje me peshqir pas tij.
Për njerëzit që vuajnë nga dylli i tepërt, zgjidhja vjen vetëm tek mjeku.
Komentet