Përkthimin e kësaj poezie ia kushtoj mikut tim Faslli Haliti, i cili më 5 dhjetor i mbush 83 vjeç (R. Gjoza)
isha pergatitur per nje mbremje te veçante
me te ne nje bar
ndonese nuk ishim dashnore te rinj
se kishim 16 muaj qe benim dashuri
por ajo nuk pranonte te vinte ne furrikun tim
” sepse te tjera femra kishin qene atje.”
dhe une i thosha, ” mire, mire, po çfare do te bejme ne te dy?”
ajo kishte ardhur nga veriu dhe kerkonte nje vend ku te qendronte
nderkaq ndau nje dhome me nje shoqe
dhe shkoi te trajleri i saj
nxorri ca batanije dhe tha,
” shkojme ne park.”
une i thashe se ishte ca si e lojtur
policet mund te na gjobitnin
dhe te na debonin prej andej
por ajo tha, ” jo, eshte bukur dhe naten bie mjegull.”
keshtu qe ne shkuam ne park
beme gati mbulesat dhe filluam punen
nen driten e nje makine diku.
ajo tha; ” hiqi pantallonat dhe veri ketu, keshtu do te bej dhe une me te miat.
une ia ktheva, “e kam te veshtire, se me jane ngaterruar keqas.”
dhe ata erdhen me nje fener dore
dhe na pyeten se çfare po benim
dhe ajo iu pergjigj,
” po puthemi!” dhe njeri nga policet veshtroi nga une
dhe tha; ” nuk kemi gje me ju,” dhe pasi kembyen ca fjale
na lane vetem.
por ajo ende nuk e do ate shtratin tim ku kane fjetur femra te tjera
keshtu qe ne zume dhome ne nje motel nate
dhe ishim kaq te embel, putheshim dhe punonim rende
dhe u mesuam njefaresoj dhe gjithçka shkoi mbare; por u zgjidh me ne fund
pas gjithe asaj vuajtjeje..
te dy ne furrikun tim perfunduam
dhe kur vinte erresira
serish shkonim atje
dhe policet nuk menduan keq per ne
ate nate ne park-
dhe kjo ishte hera e pare qe une thashe
diçka per policet
dhe
shpresoj
se do te jete hera e fundit
Komentet