VOAL – Rrjeti celular Swisscom shënoi disa probleme të premten në mëngjes, sidomos në Zvicrën gjermane e në Romandia. Përdoruesit që kërkojnë të flasin dëgjojnë një operator me një mesazh për probleme teknike. Sipas gazetës Blick, pothuaj krejt veriu ka mbetur pa sinjal. Në Zvicrën italiane problemet janë minimale.
Operatori njoftoi se problemi ka ndodhur në 9.02 e ka prekur rrjetet 2G e 3G (përjshtuar rrjeti 4G), dhe se shërbimi është rikthyer.
Në të njëjtën kohë faqja e hekurudhave zvicerane në internet ka pasur probleme: për disa minuta nuk ka qenë e mundur të shiten bileta online apo në sportele, por vetëm në distributorët automatikë. Shkaktare ishte një avari në bankën e të dhënave Oracle.
Komentet