PRIZREN – Mbrëmë në kinemanë e hapur të Lumbardhit në Prizren, është hapur zyrtarisht edicioni XIV i DokuFestit. Hapja e Dokufestit 2015 u bë me prezantimin e një video prezantimi që fletë për temën kryesore të edicionit të sivjetmë: Migrimit, raporton Anadolu Agency.
“Keni migruar prej ndonjë qyteti këtu në Kosovë dhe jo më shumë se dy orë larg. Ndoshta disa keni marr shoqëri dhe familjen dhe jeni nis me kerr, ndoshta disa tjerë keni marr kombi ose autobus. Disa jeni anku që rruga nuk ka qenë e rehatshme, disa keni fjetur rrugës ndoshta, por gjithë e keni pasur një cak të përbashkët: keni ditur ku po shkoni, edhe besoj që e keni ditur se keni ditur se keni me kalua mirë…por, fatkeqësisht për emigrantët e vërtet , dy orë janë dy javë e kerri dhe autobusi janë ajo barkë që lëshon ujë, destinacioni i tyre është i panjohur, e me kalu mirë i bjen me mbijetuar”, tha në hapje Veton Nurkollari, drejtori artistik i DokuFestit duke paralajmëruar projeksionin e filmit me tematikë të njëjtë, “Those Who Feel the Fire Burning”, filmin dokumentar të autorit Morgan Knibbe, në kinemanë e hapur të Lumbardhit në Prizren që hapi zyrtarisht edicionin e XIV të DokuFestit.
Ky fenomen i rëndë dhe tragjik, i cili sivjet e ka tronditur goxha shumë tërë botën, duke përfshirë edhe Kosovën në fund të vitit 2014 dhe në muajt e parë të këitj viti, u prezantua në videon e krijuar nga regjisori fitues i çmimit BAFTA, Daniel Mulloy. Me porosinë e tij të mrekullueshme vizuale, Mulloy në fakt hapi trajtimin e temës së Migrimit, subjekt ky i cili në edicionin e XIV të Dokufestit do të trajtohet në kontekst shoqëror global dhe lokal, duke mos anashkaluar pasojat e kësaj dukurie të rëndë që po godet mbarë botën.
Nurkollari foli për brengën e madhe të lëvizjes së detyruar të njerëzve apo më mirë thënë ikjes së tyre ilegale nga vendlindja, përmes një golgote të paparë drejtë “një të ardhme hyjnore” e cila shpeshherë përfundon në mënyrë fatale, për çka edhe jemi dëshmitar.
Filmi “Those Who Feel the Fire Burning” i cili hapi edicionin e sivjetmë flet për një udhëtim personal, në errësirën e natës të një anije të mbushur me shpresë por e cila goditet nga një stuhi e fuqishme. Situata ku, një vajzë shprehet se përkundër dëshirës së saj është duke shkuar në Evropë ndërsa , një burrë i vjetër papritmas bie nga barka në valët e egra, ndërsa një qytet i madh shihet në distancë, kur një rrufe me ngjyrë e godet atë qytet, në mënyrë mjeshtërore pasqyron gjendjen e njeriut të dëshpruar i cili në momente të caktuara, sheh realitetin nga një dimension tjetër.
Filmi dokumentar i Knibbes, “Those Who Feel the Fire Burning” trajton temën e përsiatjeve të njerëzve për të gjetur një jetë më të mirë, diku tjetër, larg vendlindjes në mërgim.
Pra, Migrimi do të hulumtohet dhe trajtohet, si temë, në një numër të aktiviteteve të shumta, duke përfshirë panele dhe debate me prodhuesit e filmave, ekspertë të ftuar ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe figura dhe personalitete të tjera publike.
Një ndër festivalet ndërkombëtare më të vlerësuara dhe cilësore në botë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest në Prizren, të shtunën me 8 gusht, i ka hapur dyert e veta për projeksionin e 228 filmave nga 43 vende, në 6 kategori garuese dhe një numër të madh të programeve special, ndërsashpallen në natën finale, më 16 gusht,
Karakteristik e edicionit të sivjetmë është thyerja e numrit rekord të mbi 3.000 aplikimeve të filmave dokumentar dhe të shkurtër, si dhe paneleve, punëtorive, debateve dhe matsreklasave (masterclasses) ku do të ligjërojnë edhe personalitete të nominuara për çmimin “Oscar” në zhanrin e dokuemtarëve, sikurse është amerikania Lucy Ëalker.
Veç kësaj, nga mesnata sonte, çdo natë deri në orët e hershme të mëngjesit të 17 gushtit dhe përmbyllja e edicionit të katërmbëdhjet të DokuFestit, DokuNights do të sjell program fantastik muzikor.
Sonte në mesnatë, “DokuNights” starton koncertin e “Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155”, trio që bashkon Stambollin, Beogradin dhe Tiranën. Kjo treshe për herë të parë bashkëpunon dhe debuton në Dokufest2015, për ta nisur javën jashtëzakonisht të pasur muzikore të “Netëve të DokuFestit”.
Sivjet, në Dokufest, do të ekzekuton edhe grupi legjendar nga Rusia, Messer Chups, ndërsa një xhevahir i vërtet do të jetë grupi TRITONIK nga Mauriciusi, i cili kombinon ritmet e muzikës afrikane dhe ngjyrat orientale nën hijen e këndimit blues. Kjo do të jetë një natë e veçantë
Pra, nga sonte 8 gusht e deri të dielën e ardhshme, 16 gusht, qyteti i bukur i Prizrenit i do të jetë epiqendër e botës së filmit dokumentar dhe filmit të shkurtërve një program fantastik, debate, panele, punëtori dhe ligjërata të personaliteteve më të shquara të botës së këtij zhanri të fillmit.
DokuFest hynë në listën e top 25 festivaleve të filmave dokumentar, në botë, duke u cilësuar si një ndër festivalet më të rëndësishme dhe më me nam.
Dokufesti 2015 i cili do të zgjasë nga 8-16 gusht dhe i cili ka thyer rekordin e aplikacioneve sepse sivjet janë lajmëruar mbi 3000 filma, prej të cilëve janë përzgjedhur 228 nga 43 shtete, në 6 kategori: Balkan Dox (Dokumentarët e producentëve nga Ballkani); International dox (dokumentarët feature dhe metrazhit të shkurtër); Green dox (Dokumentarët me temën e ruajtjes së ambientit); Human rights dox (Filmat dokumentarë mbi të drejtat e njeriut); International shorts (dokumentarët e metrazhit të shkurtër ndërkombëtarë); Gara kombëtare.
Po ashtu, edicioni i sivjetmë ka edhe numër rekord të kategorive speciale si, Vieë from the ëorld (Këndvështrim nga bota); Should I stay or should I go: films on migracion (A të ri apo të shkojë, filma me tematikë të migrimit); Uncharted states of america (Shtetet e eksploruara të Amerikës); Sound of my soul (Zëri i shpirtit tim); Golden ages of croatian experiment (Vitet e arta të eksperimentit kroat); Efa short; Amdocs@dokufest (dokumentarët amerikanë në DokuFest); Tribute: Albert Maysles (Homazh Albert Maysles; Films on film (Filmat për filma); Food on film (Ushqimi në film); Life is elseëhere (Jeta është diku tjetër); Stories ëe tell (Tregimet që i rrëfejmë) ; Future is here (Ardhmëria është këtu); Special presentations (prezantimet speciale); dhe kategoria Flashes (Flleshat)
Në fund, duhet theksuar edhe instilacionin që Nikoqiri Zyrtarë i këtij edicioni të DoukFestit, kompania Limak e kishte vendosur në Urën , një kalim kufitar i improvizuar me polici kufitare dhe zyrtarë të Doganës të cilët kontrollonin të gjithë qytetarët të cilët nuk ishin kosovar por të huaj, dhe të cilëve në mënyrë simbolike ju kërkohej të plotësojnë formularin për aplikacionin e vizës për kalimin e Urës së Gurit, duke iu dhënë edhe pasaporta e përgatitur enkas për këtë kalim. Ky instalim i cli ndërlidhet edhe me temën e Migrimit, si ide e kompanisë Papper Communication ka zgjuar shumë interesim, ndërsa një nga ata që u detyruan të pajisen me “vizë” ishte edhe ambasadori austriak në Kosovë, Johan Brieger.
Ai për Anadolu Agency tha se, këtë instalim dhe problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë qytetarët kosovar për t’u pajisur me viza në ambasadat e vendeve të BE-së, tha se i kupton fare mirë dhe se do të jetë një porosi e qartë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare se ka ardhur koha që kosovarët të lëvizin lirshëm.
Komentet