Ora 17:00 Kombëtarja shqiptare mbërriti në Ministrinë e Jashtme, ku u prit nga ministri Bushati që mbajti edhe një fjalim të shkurtër. Ministri njoftoi marrjen e pasaportave diplomatike nga kuqezinjtë.
Ora 16:51 Pas pritjes nga Veliaj, autobusi i kombëtares niset drejt Ministrisë së Jashtme, ku do të jepen pasaportat diplomatike.
Ora 16:45 Pas tij fjalën e mori De Biazi që foli italiasht. De Biazi kërkoi falje që nuk mundej dot të fliste mirë shqip por vlerësoi lojën e kuqezinjve në Euro 2016 dhe se ndihej krenar për këtë skuadër.
Ora 16:44 Kapiteni Lorik Cana mori fjalën dhe falënderoi tifozët pas marrjes së Çelësit të Tiranës. “Ju falënderoj që keni ardhur sot këtu edhe pse temperaturat janë shumë të larta”, tha ai. “Tirana është dhe do mbetet gjithnjë kryeqytet i të gjithë shqiptarëve”, vijoi ai më tej.
Ora 16:40 Kryebashkiaku Veliaj falënderon kombëtaren për arritjen historike. “Ju treguat se me punë çdo gjë arrihet dhe keni frymëzuar brezat e rinj që t’i rikthehen sporteve”, tha Veliaj. Më pas ai i dha Çelësin e Tiranës kapitenit Cana.
Ora 16:39 Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Bashkinë e Tiranës ku u prit nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Ora 16:27 Autobusi i kombëtares përshkron autostradën Tiranë-Durrës teksa është nisur drejt Bashkisë së Tiranës.
Ora 16:04 Kombëtarja hipën në një autobus të hapur, për të mbërritur drejt Tiranës. Ne foton me poshte mund te shihni se si vajzat e stafit të aeroporit duan të bëjnë një foto me Sadikun.

Ora 15:56 Luhet himni kombëtar, Rama, De Biazi dhe Cana bashkë.

Ora 15:43 Duka, De Biazi dhe Cana të parët që zbritën nga avioni.

Ora 15:40 Ulet në Rinas avioni i kombëtares shqiptare.
AXHENDA, SIPAS KRYEMINISTRISË:
Mbërritja në aeroporti “Nënë Tereza”: 15:30
Avioni i kombetares pritet te mberrije ne Rinas rreth ores 15.00. Ne aeroport, kombetarja do te pritet nga Kryeministri Rama me te gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit. Ceremonia e pritjes në aeroportin “Nënë Tereza”: 15:45.
Ceremoniali i dhënies së “Çelësit të qytetit” Bashkia Tirane: 16:15-16:30
Me pas, skuadra e konbetares do te spostohet me nje autobuz te hapur drejt Tiranes ku ndalesa e pare do te jete perpara Bashkise se Tiranes. Pikerisht aty, Kryetari i Bashkise Erion Veliaj do t’u jape djemve te kombetares simbolin e Tiranes, celesin e qytetit.
Ministria e Punëve të Jashtme aplikimi për pasaportën diplomatike: 16:40-17:10
Ndalesa e dyte per kombetaren do te jete Ministria e Puneve te Jashtme, ku Ministri Bushati do te prese skuadren e kombetares, te cilet do te bejne edhe aplikimin per pasaporten diplomatike, premtim ky i Kryeministrit Rama.
Kryeministri (COD), pritje nga Kryeministri: 17:15-18:10
Ndalesa e trete do te jete ne Kryeministri, ku shefi i qeverise do te prese zyrtarisht skuadren e kombetares dhe ku te ftuar do te jene edhe futbollistet me te shquar kuqezi nder vite.
Fan Zone, koncerti festiv : 18:20- 19:50
Etapa tjeter do te jete sheshi Nene Tereza, pikerisht Fun Zone nga ku qytetaret e Tiranes ndoqen me emocion ndeshjet e kombetares. Ne Fun Zone do te kete nje koncert madheshtor me DJ dhe kengetare te njohur, nderkohe qe djemte e kombetares do te kene mundesine t’i flasin sportdashesve shqiptare nga nje skene e ngritur posacerisht per kete dite.
Ne mbremje, Kryeministri Rama do te shtroje nje darke ne nder te ekipit kuqezi, ku do te marrin pjese personalitete te larta te shtetit shqiptar dhe te Kosoves.
ORE PAS ORE

Ora 12:00 Avioni që do të sjellë kuqezinjtë është nisur nga aeroporti i Lanionit.
Ora 11:20 Futbollistët kanë takuar me radhë miqësisht në aeroport jo vetëm punëtorët e hotelit ku kanë qëndruar gjatë dy javëve të fundit, por edhe zyrtarët e pushtetit lokal dhe forcat e sigurisë të cilët i kanë shoqëruar gjatë ditëve të qëndrimit francez.
Me plis në kokë, kuqezinjtë kanë hipur në avion për t’u nisur drejt kryeqytetit shqiptar ku i pret një festë madhështore nga tifozët shqiptarë.
Ora 10:30 Kuqezinjtë janë larguar nga hoteli në drejtim të aeroportit të Lanionit
Komentet