E konfirmojnë të gjitha mediat italiane. Mes ish-lojtarit të Partizanit, aktualisht titullar i padiskutueshëm i Veronës, dhe skuadrës së tij të re është mbyllur çdo gjë dhe pritet vetëm hedhja e të zezës mbi të bardhë që të vuloset një tratativë vërtet e bujshme.
Verona do të përfitojë plot 14 milionë euro nga lojtari të cilin e bleu për 1.5 milionë euro vetëm gjashtë muaj më parë. Një plusvalencë e jashtëzakonshme për skuadrën bluverdhë, që ka në repartin e mbrojtjes një tjetër xhevahir, Marash Kumbullën, edhe ky objekt dëshirash i klubeve më në zë në Itali dhe kontinent.
Rrahmani do të bashkohet me skuadrën e re në verë.
Komentet