Në oborrin e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë është gjetur një granatë dore.
Policia e Kosovës tha se rreth orës 8 sot në mëngjes, ka marrë informatë lidhur me një mjet dyshues në oborrin e Gjykatës Kushtetuese.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, i tha Radios Evropa e Lirë se “policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën dhe janë duke bërë ekzaminimet e duhura”.
Komentet