Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje do të ndezin qirinj në kujtim të aktivistit Astrit Dehari, i cili dje i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit.
Ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 17:00. Kurse, në ora 13:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj një konferencë për media lidhur me këtë tragjedi që i ndodhi familjes Dehari, derisa djali i tyre ishte në paraburgim.
Familja e të ndjerit, Astrit Dehari, ka njoftuar se sot nuk do të bëhet varrimi i djalit të tyre, raporton Kosovapress.
Astrit Dehari ishte arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe kishte qëndruar në paraburgim në burgun e Prizrenit për 68 ditë.
Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, Arbnori, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.
Komentet