Prindërit nuk vdesin, ne i lëndojmë ata në një formë a tjeter.. njerëzit thonë se kur vdesin prindërit, botës i vjen fundi.
Shtëpia duket bosh.
Por ndjej se prindërit jetojnë përgjithmonë dhe ata qëndrojnë me ne.
Jemi ne që i “harrojmë”.
Çështja është se një vëlla ka sytë e babait të tij të dashur,
një motër ka fytyrën e bukur si nëna e dhembshur,
një vëlla apo motra buzëqesh si babi ose një motër gatuan si nëna.
Prindërit nuk vdesin , nuk na braktisin kurrë. Ata jetojnë mes nesh.
Ata jetojnë në ne.
Ne jemi reflektimet e prindërve tanë. Pavarësisht mungesës së tyre fizike, ata vazhdojnë të jetojnë në ne.
Kur doni të kujtoni prindërit, kur doni t’i shihni ata, kur dëshironi të jeni me ta, thjesht mblidhni vëllezërit e motrat rreth jush dhe do të gjeni buzëqeshjen magjepsëse të nënës në një vëlla, zërin qetësues të babait në një tjetër. Do t’i ndjeni prindërit shumë pranë jush, thellë brenda teje..
Kopshti i dashurisë që prindërit e kultivojnë dhe e rritin me dashuri, që në momentin që lind ti, me mundin e lotëve dhe të gjakut të tyre; do të vazhdojë të lulëzojë, e pandikuar nga ciklet e motit të vështirë të jetës..
Na strehojnë në kohë të vështira.. por ka raste kur harrojmë gjithë mundin e tyre dhe shkatërrojmë parajsën e tyre që ata kanë ndërtuar, me egoizmin tonë , urrejtje dhe qëndrime oportuniste.
Prindërit nuk vdesin. ne i vrasim veprën e tyre,dashurine midis nesh..
Duajini prindërit tuaj.. duajini vëllezërit e motrat tuaja..
Vazhdoni të ushqeni kopshtin që prindërit kultivuan me dashuri dhe dhembshuri, në mënyrë që të mos ndalojë së lulëzuari kopështi i dashurisë..
Ju do ta bëni botën tuaj një parajsë të gjallë në tokë .. një parajsë që njeh vetëm dashuri, dhembshuri, kujdes, respekt .