VOAL- “Princi i Vogël”, nga Antoine de Saint-Exupéry, mbushi 80 vjet. Ai u botua për herë të parë më 6 prill 1943. Botuar në Nju Jork në versionin anglisht, pak ditë para se të ishte në versionin origjinal frëngjisht, që atëherë është bërë një nga tekstet më të përkthyera në botë, në të njëjtin nivel me Biblën. Një sukses global që ka emocionuar breza të tërë lexuesish dhe ka krijuar një pasion të ethshëm mes koleksionistëve.
Janë 537 gjuhë në të cilat është përkthyer “Princi i Vogël”, duke përfshirë edhe dialektin e Tiçinos. Dhe si shumë versione të tjera në shumë gjuhë zyrtare dhe jozyrtare, edhe ky është i lidhur ngushtë me emrin e një sipërmarrësi zviceran – inxhinierit Jean-Marc Probst dhe “Fondacioni për Princin e Vogël”. Përveç të qenit koleksionist i ekzemplarëve të të gjitha llojeve dhe në të gjitha gjuhët (ai është pronar në Lozanë i koleksionit më të madh në botë të botimeve të kësaj kryevepre të pavdekshme, më shumë se 9000 kopje), Probst kontribuon në përhapjen e tekstin, duke financuar përkthimin e tij në idioma të ndryshme. Siç tha ai në intervistën për RSI. rsi-eb