Presidenti Donald Trump i jep mirënjohje Veprimtarit të njohur Luan Bukolla.
Luan Bukolla me një aktivitet shumë të spikatur është Anëtari i Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane që vepron prej më tepër se çerek shekulli, si lobi më i njohur dhe më i rëndësishëm në SHBA.
Luan Bukolla vijon rrugën e babait të tij patriotit të shquar Sali Bukolla.
Voal.ch i dërgon urimet më të mira.
Ndërkohë vetë Luan Buklolla ka reaguar në rrjetin social në lidhje me çmimin që ka marrë nga Presidenti i 45-të i SHBA Donald Trump:
“Miqtë e mi te dashur,
Dua ta falenderoj Presidentin Trump për dhenien e ketij çmimi për mua, jam vertet i nderuar dhe mirenjohes ndaj tij, siç kam qenë çdohere.
Ne veçanti, me një mirënjohje te perzemert, dëshiroj të falënderoj Vellaun tim, Kongresistin e nderuar, Joseph DioGuardi, dhe zonjen e nderuar Shirley Cloyes, te cilet udheheqin Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizate kjo e vetmja Lobiste në SHBA, permes së ciles kam dhene kontribut vullnetar tash e tre dekada, gje që më ka mundesuar nominimin per këtë çmim! Me të vërtetë, unë jam i përulur para tyre.
Gjithashtu dua të shprehi mirënjohjen time per te nderuaren, Stacey Anderson, nga Instituti i Washingtonit per Studime dhe Marredhenje Nderkombetare, që e ka vërtetuar emerimin tim për këtë çmim.
Falemnderim i veçant kam edhe për mikun tim, Profesorin e nderuar Faton Bislimin, që e konsideroj vëlla e pjese të familjes, me te cilin kemi bërë shumë punë të përbashketa në angazhimet per çeshtjen tonë kombetare këtu në Amerikë.
Çmimin ia dedikoj Babës tim, te ndjerit, Sali Bukolla, që më rriti në New York me zemer e mendje te paster Shqiptare!
Ju falenderoj te gjithëve nga thellësia e zemres sime!
Me respekt,
Dashamiri juaj,
Komentet