‘Më lejo të mendoj, se ti do t’i bombardosh të gjithë’: Trumpi e ngacmon vazhdimisht John Boltonin përpara zyrtarëve, thotë raporti
Nga Adam Forrest, The Independent
Donald Trumpit i pëlqen ta shpotisë këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare John Bolton për lakminë e tij për veprim ushtarak, sipas zyrtarëve që kanë folur rreth marrëdhënieve të tyre.
Ndërsa Irani pretendon se ka kapur spiunë që punojnë për SHBA dhe akuzon z. Bolton për përpjekjen për të filluar “luftën e shekullit”, detaje të reja kanë dalë nga prirja e presidentit për të ngacmuar këshilltarin e tij në shoqërinë e zyrtarëve të lartë – duke përfshirë personalitete të huaja.
Gjatë një takimi në White House Situation Room vitin e kaluar, Trump thuhet se i tha shefit të tij të sigurisë kombëtare: “Ok, John, më lejo të mendoj, ti do t’i bombardosh ata të gjithë?”
Sipas raportit nga faqja e internetit Axios, Trumpi iu drejtua Z. Bolton në një takim me zyrën e Ovale kur ishte me kryeministrin irlandez Leo Varadkar dhe i tha: “John, është Irlanda një nga ato vende që do ta pushtosh?”
Duke cituar zyrtarë të lartë të paidentifikuar të administratës, raporti pretendon se Presidenti kohët e fundit ka bërë shaka duke thënë se “John kurrë nuk ka parë një luftë e cila të mos i pëlqejë”, duke përsëritur ndjenjat e shpallura në publik. “Nëse do të varej pej atij, ai do të pushtonte të gjithë botën në një kohë, kështu?” – i tha Z. Trump kohët e fundit emisionit Meet the Press të NBC.
Megjithatë, presidenti thuhet se është “mjaft i ndjeshëm” nëse kritikët e Z. Bolton ankohen se këshilltari i sigurisë kombëtare mund të tërheqë SHBA-të në konflikt të panevojshëm kundër vullnetit të zotit Trump. “Ai nuk dëshiron që dikush të besojë se ai është pengu i askujt”.
Burimet thanë se zotit Trump i pëlqen ta mbajë z. Bolton në ekipin e tij, sepse reputacioni i tij agresiv i jep presidentit mundësinë për të luajtur “policin e mirë” kundrejt rutinës së “policit të keq” të këshilltarit të tij.
“Presidenti Trump mendon se dëshira e zjarrtë e Boltonit për luftë dhe për të vrarë njerëz është një temë e pëlqyeshme kur ai është ulur me udhëheqës të huaj”, tha një zyrtar. “Bolton mund të jetë polic i keq dhe Trump mund të jetë polic i mirë. Trumpi beson se ky është thelbi i tij. ”
Të dielën, ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, shkroi në Twitter rreth fajkoit të Shtëpisë së Bardhë, pasi mosmarrëveshja e Teheranit me Britaninë e Madhe dhe SHBA kërcënuan të përshkallëzohen deri në konfiskimin e një tankeri britanik të naftës.
“Mos bëni asnjë gabim. Duke dështuar për të joshur Donald Trump në një Luftë të shekullit, dhe nga frika e kolapsit të B Team, John Bolton po e kthen helmin kundër Britanisë së Madhe me shpresën që ta zhysë atë në një batak . Vetëm mënçuria dhe largpamësia mund të shmangin këtë dredhi”.
Make no mistake:
Having failed to lure @realDonaldTrump into War of the Century, and fearing collapse of his #B_Team, @AmbJohnBolton is turning his venom against the UK in hopes of dragging it into a quagmire.
Only prudence and foresight can thwart such ploys.
— Javad Zarif (@JZarif)
July 21, 2019
Të hënën, Irani njoftoi se kishte arrestuar 17 njerëz të dyshuar të rekrutuar nga CIA për të spiunuar në qendrat bërthamore dhe ushtarake të vendit.
Shefat e inteligjencës thanë se disa nga grupi tashmë janë dënuar me vdekje pas arrestimeve të bëra gjatë disa muajve të fundit. Mediat iraniane publikuan fotografi që thuhet se tregonin “oficerët” e inteligjencës që punonin për në SHBA.
“Spiunët e identifikuar ishin të punësuar në qendrat e ndjeshme dhe jetësore të sektorit privat në fushat ekonomike, bërthamore, infrastrukturore, ushtarake dhe kibernetike … ku mblidhnin informacione të klasifikuara,” thuhet në një deklaratë të ministrisë së inteligjencës të kohëve të fundit.
Shtetet e Bashkuara ende nuk iu janë përgjigjur pretendimeve./The Indipendent/Shqipëroi: Skënder Buçpapaj
*Titulli është nga redaksia, marrë brënda kontekstit të shkrimit të The Indipendent
Komentet