Deklaratën e ka dhënë në një intervistë për KosovaPress, ku ka thënë se është në pritje të veprimeve nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, të cilit i ka kërkuar publikisht t’i zbardhë vrasjet e pasluftës.
“Kjo çështje nuk është e një partie politike, as për përfitime politike të kujtdo qoftë”, ka thënë Thaçi.
“Unë i kam dërguar letra kryeprokurorit që t’i ketë si trajtim të posaçëm që vrasjet e personaliteteve publike të sqarohen deri në fund, prandaj është obligim i partive politike dhe institucioneve në vend që t’i politizojnë dhe manipulojnë me familjet e këtyre njerëzve, t’i japin mbështetje sistemit të drejtësisë. Kjo është rruga ime, qëllimi dhe vizioni im”, ka shtuar ai.
Temën e vrasjeve politike e ka rikthyer në debat LDK në përvjetorin e Partisë në Podujevë. Atje, Agim Veliu kërkoi nga Shtetit zbardhjen e vrasjeve politike.
Pas kësaj kërkese kanë reaguar edhe familjarët e personave të vrarë pasluftës duke i quajtur fushatë për përfitime të votave riaktuaizimin e kësaj teme në prag të zgjedhjeve lokale.
Komentet