Voal- Voal.ch shkruan se dje ka qenë lajmi i ditës pritja që Presidenti Obama i bëri në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë familjes të Alex Myteberit, shqiptaro-amerikanit të vogël 6 vjeçar që i shkruajti letër ku i shprehte dëshirën që Omran të vinte e të jetonte në familjen e tij. Ju kujtotet Omran Daqneesh, 5 vjeçari i vogël nga Aleppo, me fytyrë të përgjakur, i nxjerrë nga rrënojat pas bombardimeve që bëri xhiron e botës, por bota nuk lëvizi mbeti po ajo e pashpirt, por jo Alex i vogël.
Presidenti Obama e kujtoi Alex në samitin për Regugjatët në Kombet e Bashkuara, ndërsa pak përpara nisjes në turin e Europës, ai e priti atë me familjen, nëna, babai dhe motrën e vogël.
Më poshtë Voal po sjell disa thekse të Presidentit Obama për Alex:
“Aleks është vetëm 6 vjeç.
Muajin e kaluar ashtu si shumë njerëz në botë, ai u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në makinën e ambulancës, i tronditur teksa fshinte gjakun nga fytyra me duart e tij.
Alex u ul dhe më shkroi një letër.
Këtë javë në samitin e Kombeve të Bashkuara për refugjatët unë ndava me gjithë botën fjalët prekëse të Alexit.
Ai më tha se donte që Omrani të vinte të jetonte me familjen e tij.
Ai donte t’i jepte biçikletën e vet dhe ta mësonte si ta ngiste atë.
Ai më tha se motra e tij e vogël do të mbledhë flutura për të.
“Ne mund të luajmë të gjithë bashkë,” shkruante ai.
“Ne mund të bëhemi familja e tij dhe ai do të jetë vëllai ynë.”
Këto janë fjalët e një djali 6 vjeçar – një djalë i vogël që nuk ka mësuar të jetë cinik, apo dyshues apo të ketë frikë nga njerëzit e tjerë për shkak të vendit nga ata vijnë, për shkak të pamjes së tyre apo të mënyrës se si luten.
Ne të gjithë duhet të jemi si Aleksi.
Përfytyroni si do të ishte bota po të ishim të tillë.
Përfytyroni se sa vuajtje do të kursenim dhe sa jetë do të shpëtonim.”
Omran Daqneesh që preku zemrën e Alekxit të vogël