HAVANA—Presidenti Barack Obama arriti në Kubë të dielën për një vizitë historike, ndërkohë që dy vendet ecin drejt normalizimit të marrëdhënieve, 55 vjet pas ndërprerjes së tyre. Zoti Obama, presidenti i parë në detyrë që viziton Kubën në pothuajse 90 vjet, do ta mbyllë vizitën me një fjalim drejtuar popullit kuban, ku do të flasë mbi vizionin e tij për të ardhmen e marrëdhënieve amerikano-kubane.
Presidenti Obama zbriti nga avioni Air Force One nën një qiell me re dhe në një shi të imët në aeroportin e Havanës rreth orës 4:30 pasdite.
Pak përpara zbritjes, zoti Obama përshëndeti me Tweeter popullin e Kubës.
Në pistën e aeroportit, Presidenti, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat, u përshëndetën nga një delegacion kuban, i cili i dhuroi Zonjës së Parë Michelle Obama një buqetë lulesh.
Udhëheqësi amerikan përshëndeti me dorë një turmë dashamirësish, ndërsa hipi në një limuzinë, për të shkuar së pari në një takim me personelin e ambasadës amerikane dhe familjet e tyre në Hotelin Melia Habana të Havanës.
Njerëzit mblidhen në rrugët e Havanës së vjetër.
Shtëpia e Bardhë tha se vizita triditëshe e Presidentit Obama dhe fjalimi i tij të martën në Havanë, përfaqësojnë një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy armiqve të Luftës së Ftohtë. Ky është një tjetër zhvillim pas rivendosjes së marrëdhënieve tetë muaj më parë.
“Diplomacia, duke përfshirë guximin për të hapur një kapitull të ri pas dështimit të politikave të së kaluarës, ja kështu e filluam kapitullin e ri të angazhimit me popullin e Kubës,” tha Presidenti gjatë një fjalimi në Departamentin amerikan të Shtetit pak ditë para nisjes.
Video nga korrespondenti i VOA, Alberto Pimienta.
Presidenti Obama e ka shndërruar rivendosjen e marrëdhënieve me Kubën, në një ndër arritjet unike të politikës së jashtme të administratës së tij, duke mbështetur argumentin se politika e vjetër amerikane për një izolim prej disa dekadash, pati dështuar.
Presidenti dhe familja e tij do të vizitojnë sot disa zona me vlera kulturore të Havanës së Vjetër. Nesër, ai do të takohet me Presidentin kuban Raul Castro, si dhe me biznesmenë kubanë për të diskutuar për shkëmbimet SHBA – Kubë. Një darkë shtetërore është planifikuar të mbahet në Pallatin e Revolucionit.
Fjalimi që ai do t’i drejtojë të martën popullit të Kubës konsiderohet si kulmimi i vizitës së tij, si dhe një mundësi e veçantë për të reflektuar mbi historinë e komplikuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, si dhe për të parashtruar vizionin e tij për të ardhmen e marrëdhënies drejt një jete më të mirë për popullin kuban. Megjithë kundërshtimet e qeverisë kubane, Presidenti Obama planifikon të takohet edhe me aktivistë të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zgjedhur të urojë sot qytetarët për Ditën e Verës, me gatimet tradicionale të qytetit të Elbasanit, sic janë ballokumet.
“Gëzuar Ditën e Verës . . .
Të punësuarit aktualë rrezikojnë të humbasin pensionet në pleqërinë e tyre, pasi shumë prej punëdhënësve edhe në entet publike nuk i paguajnë sigurimet shoqërore duke bërë që stoku i bo . . .
Klodiana Lala, Zëri i Amerikës Birn
Në Tiranë, një krizë e re mjedisore është në prag për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në landfillin e Sharrës, thuajse dy vjet pas sekues . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e . . .
Radio Evropa e Lirë
Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bash . . .
Një skicë nga LD-NY24, errësirën që vjen nga propaganda politike e kreut të elitës së Rilindjes Socialiste, kryeministrit Rama e sheh të zhvilluar mbi frikën dhe paqëndrueshmërinë q . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO, për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigur . . .
VOA Marrë nga Associated Press
Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndërsa Kievi ka pranuar një propozim am . . .
Konferenca e përbashkët për media e shefit të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, më 11 mars 2025.
Radio Evropa e Lirë
Sekretari i Për . . .
Rrjeti SafeJournalists dhe Media Freedom Rapid Response kanë reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e aplikacionit TikTok për një periudhë një vjeçare.
Ata e ka . . .
(Kur njëkohë tërheq dhe hesht drejtësinë)
Përmes një skice nga LD-NY24, gjetjen ia kushton realitetit të vështirë shqiptar ku verbëria propagandistike bëhet pjesë e zhvillimeve të . . .
Pamje të studentëve duke bllokuar hyrjen e Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) në orët e para të 11 marsit 2025.
Radio Evropa e Lirë
Në kuadër të protestës masive të studentëv . . .
Komentet