Presidenti i Republikës, Bujar Nishani firmosi dekretin për faljen e dënimit të Nazime Vishes. Dekreti është firmosur pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Nazime Visha është dënuar me burg për vrasjen e përdhunuesit të saj dhe shumë herë ka kërkuar ulje dënimi apo amnisti, por asnjëherë më parë nuk ka mundur ta përfitojë atë.
Rasti i saj ka sensibilizuar jo vetëm aktorë të politikës dhe drejtësisë, por edhe mbarë opinionin publik.
Tashmë Nazime Visha pritet që të jetë e lirë, pasi dekreti hyn në fuqi menjëherë.
D E K R E T
PËR FALJE DËNIMI
Në mbështetje të nenit 92 gërma “b” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 11 dhe 12, të ligjit nr. 10295, datë 1.7.2010 “Për Faljen”, me propozim të Ministrit të Drejtësisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Nazime Beqir Visha, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.567, datë 08.05.2013, me 10 (dhjetë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/1 e 278/2 i Kodit Penal, lënë në fuqi me vendimin nr.918, datë 18.10.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet pjesa e dënimit të mbetur.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Komentet